Golin e barazimit për mysafirët e shënoi Balogun.
Kampionët e Francës, PSG kaluan të parët në epërsi. Neymar shënoi golin e avantazhit për kryeqytetasit, pas një topi që i doli edhe me fat në zonë në minutën e 51-të, megjithatë braziliani dribloi portierin dhe e dërgoi në rrjetë.
Sfida u komplikua në minutën e 59’, kur Verratti bëri një ndërhyrje të ashpër dhe pas rishikimit në VAR, arbitri vendosi ta nxjerrë jashtë me karton të kuq.
Edhe pas barazimit PSG kryeson tabelën me 48 pikë, ndërsa Reims është e 11-ta me 26 pikë.











