TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse SHBA-ja dhe Gjermania po dërgojnë trupa shtesë në Kosovë?

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Pse SHBA-ja dhe Gjermania po dërgojnë trupa shtesë në Kosovë?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermani do të dërgojnë së shpejti trupa shtesë në Kosovë. Njohësit e sigurisë vlerësojnë se shtrimi i këtyre trupave tregon për brishtësinë e sigurisë në veri të vendit. Derisa vlerësohet se shteti nuk duhet të ndërmarrë veprime të pakoordinuara.

Pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, vendet anëtare të NATO-s kanë rritur prezencën me trupat ushtarake në veri.

E shumë shpejt, 100 ushtarë nga Garda kombëtare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Ushtria amerikane.

“Operacioni Joint Guardian është një mision i përbashkët nën Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara. Ushtarët do të fokusohen në trajnimin dhe mbështetjen e partnerëve aleatë. Ushtarët e Task Force Sawtooth kanë punuar dhe trajnuar me zell gjatë 18 muajve të fundit për këtë dislokim” thuhet në njoftim.

Ndërsa edhe Bundeswehri gjerman ka bërë të ditur se 200 ushtarakë do të zbarkojnë në Kosovë.

“Për vite me radhë, pjesëmarrja gjermane në operacionin e Forcave të Kosovës KFOR u karakterizua nga tkurrja e kontingjenteve. Megjithatë, meqë shpërthimet në rritje të dhunës kanë kërcënuar stabilitetin e rajonit që nga viti 2022, Bundeswehr-i po dërgon një kompani operative prej rreth 200 burrash dhe grash në Forcën e KFOR-it të Kosovës në vitin 2024. Me patrullat e saj ajo siguron pak më shumë siguri”, thuhet ne njoftim.

E krejt këto vendime po i sheh të duhura njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Teksa vlerëson se shteti nuk duhet të ndërmarrë veprime të pakoordinuara.

“Situata është e brishtë përkundër asaj se duket e qetë dhe stabile për momentin, por çdoherë me tendencë të një brishtësie të lartë. Edhe të gjitha këto vizita që i ka bërë edhe shefi i CIA-s,  tregon momentin që duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos marrim aksione apo veprime të pakoordinuara”, deklaroi Ibishi për Tëvë1.

Derisa tha se pjesëtarë të grupit të Milan Radoiçiq që janë të lirë në Beograd, përbëjnë rrezik për Kosovën.

“Ai planifikon në bashkëpunim me Radojiçiqin dhe ekstremist të tjerë në ambiente edhe poligone ushtarake edhe të ambienteve private, Kapaonik, Rashkë dhe rreth kufirit të Kosovës, ka grupe paramilitare që ai mendon t’i inflirtojë në sistemin e 24 shtatorit”, tha Ibishi.

Kontingjenti i ri do të kontribuojë në aktivitete të përditshme drejtë sigurisë për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Syla nga OVL-UÇK: Jemi të gatshëm për datën 12, por edhe për datën 16 shtator

Syla nga OVL-UÇK: Jemi të gatshëm për datën 12, por edhe për datën 16 shtator

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën