TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Pse qytetarët vazhdojnë të preferojnë produktet e importuara?

nga TËVË 1
8 Maj, 2025
0
A A
​Pse qytetarët vazhdojnë të preferojnë produktet e importuara?

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të preferojnë produktet e importuara edhe më 2025, për shkak të perceptimit se ato kanë cilësi më të lartë dhe çmim më të ulët, sipas rezultateve të Anketës mbi perceptimin e konsumatorëve për prodhimet vendore, realizuar nga UBO Consulting për Shoqatën e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve “PePeKo”, mbështetur nga Projekti për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).

Shkurte Makolli nga UBO Consulting, theksoi se disa produkte vendore si uji, jogurti, dhallë, djathi, gjiza, qumështi, turshitë dhe ajka mbajnë një nivel të qëndrueshëm të preferencës nga konsumatorët.

Një tjetër produkt që ka ruajtur popullaritetin është kosi, i cili vazhdon të mbetet ndër produktet më të preferuara vendore.

Nga ana tjetër, çaji ka përjetuar një rënie të ndjeshme në vitet e fundit, me 71% të qytetarëve që preferonin çaj vendorë në vitin 2023, por kjo përqindje ra në 44% në 2024 dhe në 35% në vitin 2025.

“Produktet vendore që qytetarët i blejnë më së shumti janë, uji, kosi, jogurti, dallë, gjizë, qumësht, turshitë dhe ajka. Këtu i kemi një grup të produkteve që e ruajnë blerjen vendore, është reçeli, që është blerë si produkt vendor në vitin 2023 për 63 për qind, në 2024 është rrit në 75, por sërish në vitin 2025 është kthyer në 63 për qind, që është trendi i njëjte 2025-2023. Kosi, jogurti, dhallë mbetet një ndër produktet që blihen më së shumti si produkt vendor. Djathi dhe gjiza, dhe salcat të tjera janë produkte që kanë ruajtur blerjen vendore. Përpos produkteve të cilat kanë pasur rritje, dhe produktet që kanë mbajtur tregun, janë edhe disa produkte vendore të cilat kanë rënie, tek çaji, në vitin 2023 nga anketa ka dalë që 71% i preferojnë çajin vendor, ndërkohë që kjo përqindje bie në 2024 në 44% dhe vazhdon rënien në 2025 në 35 për qind”, tha Makolli.

Ndërsa në pyetjen që është zhvilluar në anketë se çfarë ndikon që qytetarë të zgjedhin produktin e importuar, Makolli shtoi se arsyeja kryesore për zgjedhjen e produkteve të importuara është perceptimi se ato kanë cilësi më të lartë dhe çmim më të ulët se produktet vendore.

Ajo theksoi se ndryshimi i këtij perceptimi mund të arrihet përmes edukimit, marketingut më të mirë dhe ndërtimit të besimit për produktet vendore.

“Nuk është thjesht çështje e preferencave por edhe perceptimeve. Kjo mund të ndryshohet me edukim, marketing më të mirë dhe ndërtim besimi. Arsyeja kryesore pse të anketuarit edhe në vitin 2025 në vend të produkteve vendore zgjedhin të importuara është se perceptimi i tyre është se produktet e importuara kanë cilësi më të lartë, dhe që produktet e importuara kanë çmim më të barabartë ose më të ulët se produktet vendore. Po ashtu është që e kanë të vështirë t’i identifikojnë produktet vendore”, ka shtuar Makolli.

Tags: produktet e importuaraqytetareTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëfim për momentin kur Ukshin Hotin e largojnë nga Dubrava

26 vjet pa përgjigje – ku është Ukshin Hoti?

Osmani: Do të ishim të hapur për të diskutuar me Britaninë për migrantët e refuzuar

Osmani: Do të ishim të hapur për të diskutuar me Britaninë për migrantët e refuzuar

Cineplexx dhe Frostea sjellin emocion dhe freski me një “Treasure Hunt” të veçantë në shkollën “Xhemail Mustafa”!

Cineplexx dhe Frostea sjellin emocion dhe freski me një “Treasure Hunt” të veçantë në shkollën “Xhemail Mustafa”!

Hyseni: LDK-ja ka ofruar alternativë që të dilet nga kriza

Dervishi: Samiti i mbajtur në Tiranë s’ka ndikim në rrugën drejt BE-së, pritshmëri e tepruar

Dervishi: Samiti i mbajtur në Tiranë s’ka ndikim në rrugën drejt BE-së, pritshmëri e tepruar

Donjeta Sadiku siguron një nga dy medaljet e para në Kupën Botërore “Felix Stamm”

Donjeta Sadiku e artë në Kupën e “World Boxing” në Poloni

Brestovci: “ Pastrimi” po e bojkoton punën për interesa politike

Brestovci: “ Pastrimi” po e bojkoton punën për interesa politike

Dervishi: Pritshmëri të tepruara për samitin në Tiranë

Dervishi: Pritshmëri të tepruara për samitin në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X