TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PSD do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, synon ulëse në Kuvend

Partia Socialdemokrate ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet të cilat pritet të organizohen së shpejti. E kjo me të vetmin qëllimin që të jenë në opozitë. Nga PSD kanë kritikuar partitë të cilat deri tani ishin në opozitë duke thënë se asnjëra prej tyre nuk ka sulmuar Kurtin.

by Doresa Geci
4 javë ago
2 0
A A

Në zgjedhjet e 9 shkurtit e as ato të 28 dhjetorit nuk morën pjesë.

Por Partia Socialdemokrate ka ndryshuar mendje për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen së shpejti.

PSD ka në plan t’i hyjë garës zgjedhore, por paralajmërojnë se kauza e tyre, kësaj radhe është më ndryshe.

Nga kjo parti, fushatën e kanë nisur kundër partive që deri më tani ishin në opozitë.

“Opozita aktuale që e kemi është opozitë e interesave, interesave grupore, ajo nuk ka ide dhe besime politike. Ata janë të gatshëm më i shku Kurtit në takime kur mendojnë që munden me ngjye pushtetin e tij sado pak dhe në momentin që e shohin se nuk po marrin pushtet për veti, ata mundohen me u tërheq edhe fillojnë me luajt rolin që me demek ne po e shpëtojmë Kosovën”, ka thënë Frëshër Krasniqi nga PDS.

Anëtari i kryesisë së PSD-së tregoi arsyet se pse po dëshirojnë që fushata e tyre te jetë kundrejt opozitës dhe jo ndaj Vetëvendosjes.

“Besoj që është dilema se a kemi opozitë në parlament, se me këtë opozitë ti nuk po mundesh me sulmu Kurtin, sepse ata po ndërtojnë iluzione që gjoja Vjosa Osmanin po mujka me dëmtu Kurtin, një person që u largu nga Kurti vetëm kur Kurti i tha nuk po mundem me të bo presidente”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu tregoi se sa i shohin gjasat për hyrje në Kuvend të Kosovës.

“Pa dyshime që PSD hyn e vetme në këto zgjedhje e se a do ta kalojmë pragun dhe a do të kemi sukses elektoral këtë nuk e përcaktojmë ne por e përcaktojnë qytetarët e Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Në rast që PSD arrin të sigurojë ulëse brenda parlamentit, sipas anëtarit të kësaj partie, asnjëherë nuk do të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen.

“Ne nuk kemi më bashkëpunu kurrë në jetën tonë, edhe nëse kurrë bre nuk kemi me mujt me hy as në Qeveri e as në Kuvend, nuk kemi më bashkëpuna me pushtetin autoritar. Pushteti autoritar luftohet, pushtetin autoritar kërkund në botë nuk e kanë rrëzuar duke bashkëpunuar më të”, ka thënë Krasniqi.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 2019, PSD kishte bërë koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por nuk kishte arritur ta sigurojë asnjë ulëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Osmani vlerëson punën e BIK-ut: Vazhdimisht jep kontribut atdhetar

​Osmani vlerëson punën e BIK-ut: Vazhdimisht jep kontribut atdhetar

Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti obligim për të mirën e përgjithshme

Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti obligim për të mirën e përgjithshme

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Kongresistët amerikanë takohen sot me Kurtin

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani uron qytetarët për Kurban Bajramin: Qoftë festë paqeje, solidariteti dhe shprese

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Policia zbulon 100 bimë të dyshuara me Kanabis në Rahovec, u morën mostra për ekzaminim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën