Autore: Adea Mustafaj
Qindra shqiptarë, me plisa të vendosur në kokë, të veshur kuq e zi dhe me flamuj që i valëvitnin në duar, u mblodhën këtë të diel para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës.
Të pakënaqur me mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ata protestuan për të kërkuar drejtësi dhe për të kundërshtuar qasjen që, sipas tyre, po tregohet ndaj luftës çlirimtare.
Por se si shkoi e gjithë protesta, për Tëvë1 tregoi kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
“Sot protesta ka shku shumë mirë dhe ka shku ashtu siç e kemi menduar ne… Ka qenë numër i konsiderushëm, mjaft i madh. Ne kemi protestuar në mënyren më të qetë të mundshme para Parlamentit të Evropës, ku në atë Parlamend është vendosur një padrejtësi e madhe. Një rezulut nga një njeri i qmendur i cili ka vdekur dhe vjen nga një shtet mik i yni Zvicra që ne s’kemi besuar që nga Zvicra apo ai njeeri të na vie një e keqe për venin tonë dhe ushtarët e Ushtris Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh ai.
Pos protestes, Gucati njoftoi se kanë dorzuar edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës në lidhje me procesin gjysqsor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale.
“Në ato kërkesa është që edhe një herë ta rishqyrtonjë rezuluten deputetët të ndërum të Evropës dhe të kërkojnë falje para qytetarëve të Kosovës për gabimin e kolegëve të tyre që e kanë bo….Se rezuluta dëmton edhe shtetin e Kosovës dëmton edhe kombin shqiptar jo vetëm neve si pjestar të UÇK-së. Dhe ne kërkojmë që në atë rezulut të rishikohet edhe një herë, të dalin me një verdikt kundër asaj rezulute deputet të Parlamentit të Evropës të cilët besoj dhe shpresoj që do ta marrin parasysh kërkesen tonë” , tha ai.
E deri më tani kryetari i OVL-UÇK-ës, tha se mbi 160 deputetë veçse kanë pranuar dokumentacionin në email.
“Ne i kemi qu edhe me email çdo deputeti kërkesen tonë. Deri më sot na janë përgjigjur mbi 160 deputet që e kanë mar dokumentacioni tonë me email. Dhe do ta shqyrtojmë mundësin dhe do të bisedojnë ata në komisionet e veta parlamentare që i kanë mbrenda për mbrenda dhe besoj që do ta kthejnë një përgjigje pozitive”, tregoi Gucati.
Tutje, Gucati njoftoi se pas kësaj proteste ata do e organizojnë edhe një tjetër në Shkup që pritet të mbahet para 22 dhjetorit.



