TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestë, ish-punëtorët e Rilindjes kërkojnë 20 përqindëshin dhe përfshirjen në truallin prej 5.5 hektarësh

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Protestë, ish-punëtorët e Rilindjes kërkojnë 20 përqindëshin dhe përfshirjen në truallin prej 5.5 hektarësh

Punëtorët e ish-Ndërmarrjes Gazetare Botuese “Rilindja” protestuan para selisë së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në Prishtinë, për mospagesën e 20 për qindëshin.

Përfaqësuesi i punëtorëve, Besim Kajtazi theksoi se të gjitha institucionet dhe AKP-ja vazhdojnë t’i injorojnë kërkesat legjitime të punëtorëve të Rilindjes. Ai shtoi se janë të zhgënjyer dhe të lodhur nga një pritje shumë vjeçare që nuk përfunduan me drejtësi nga ana e AKP-së.

Këtë të drejtë, e cila sipas tyre u takon me ligj, sipas Kajtazit janë rreth 660 ish-punëtorë të “Rilindjes”.

“Nuk është e pazakontë që zëri i qytetarëve dëgjohet vetëm pasi ata të dalin në rrugë por, ajo që është e vërtet shqetësuese është fakti që edhe pas protestave, të gjitha institucionet dhe AKP-ja vazhdojnë t’i injorojnë kërkesat legjitime të punëtorëve të Rilindjes. Shembulli më i freskët është ai i punëtorëve që sërish protestojnë para Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të zhgënjyer dhe të lodhur nga një pritje shumë vjeçare që nuk përfundon me drejtësi”, tha Kajtazi.

Në këtë protestë, ai ka folur edhe për ndajen e 3.3 milionë erove nga Qeveria në AKP dhe ndarjen jo të drejt të këtyre mjeteve.

Kajtazi pretendon se ng kjo shumë 1.5 milionë euro mbeten të paprekur nga AKP-ja.

“Katër vite më parë, pas presionit publik dhe protestave të shumta, Qeveria derdhi 3.3 milonë euro në arkën e AKP-së të destinuara për pagesën e tyre, 20 për qindëshit. AKP-ja me vonesë dhe pa transparencë të plotë shpërndau një pjesë të mjeteve, 1.5 milionë euro mbetën të paprekura. Deri më sot nuk ka një arsyetim bindës për këto mjete nuk janë shpërndarë, edhe pse qëllimi i tyre ishte i qartë, kompenzimi i punëtorëve ky është ky është një shembull flagrant i mungesës së përgjegjësisë dhe i mungesës së llogaridhënies institucionale”, tha ai.

Kajtazi ka shtuar se situata përkeqësohet edhe më tej në çështjen e truallit prej 5.5 hektarësh.

Sipas tij, ndarja e këtij trualli në tri pjesë dhe kalimi i tij në pronësi të institucioneve pa përfshirjen e punëtorëve në këtë proces dhe pa respektuar të drejtën e tyre ligjore për 20 për qindëshin është një padrejtësi siç tha ai e pastër.

“Situata përkeqësohet edhe më tej në çështjen e truallit prej 5.5 hektarshë, ku ndodhet kompleksi Rilindja. Ndarja e këtij trualli në tri pjesë dhe kalimi i tij në pronësi të institucioneve pa përfshirjen e punëtorëve në këtë proces dhe pa respektuar të drejtën e tyre ligjore për 20 për qindëshin është një padrejtësi e pastër. Më shqetësuese është fakti që AKP-ja, institucioni që duhet të mbrojë interesin e ne punëtorëve dhe proceset e privatizimit, po hesht dhe po shmang përgjegjësinë”, theksoi ai.

Kajtazi tha se punëtorët ndihen të diskriminuar e të fyer jo vetëm nga padrejtësia materiale që po u bëhet punëtorëve, por edhe për shkak të shkeljes së rëndë të dinjitetit të tyre si kontribuues shumëvjeçar në këtë vend.

Ai tha po ashtu se injorimi i kërkesave të tyre, mungesa e transparencës dhe mosdhënia e përgjigjes zyrtare e përforcojnë se drejtësia në këtë rast është selektive e në dëm të atyre që kanë dhënë shumë dhe që kanë marrë pak ose aspak.

Krahas kërkesave, Kajtazi thekson se Gazeta Rilindja në kuadër të pasurisë kishte prona edhe në Zvicër dhe Tiranë, e që sipas tij, prona në Tiranë “është uzurpuar nga një uzurpues nga Kosova.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese

Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Mediat angleze: Guardiola do të largohet nga City

Mediat angleze: Guardiola do të largohet nga City

Arsenali fiton me mund ndaj Burnleyt, i afrohet titullit kampion

Arsenali fiton me mund ndaj Burnleyt, i afrohet titullit kampion

Ancelotti fton Neymarin në Botëror, Brazili publikon listën finale

Ancelotti fton Neymarin në Botëror, Brazili publikon listën finale

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën