TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestat kundër ndalimit të rrjeteve sociale kthehen në tragjedi, 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Nepal

by TËVË 1
12 muaj ago
0
A A
Protestat kundër ndalimit të rrjeteve sociale kthehen në tragjedi, 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Nepal

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Nepal, pasi demonstratat masive kundër vendimit të qeverisë për të bllokuar platformat kryesore të rrjeteve sociale u përshkallëzuan në përplasje të dhunshme me policinë.

Mijëra qytetarë, kryesisht të rinj që u vetëquajtën “Gjenerata Z”, u mblodhën pranë parlamentit në Katmandu për të kundërshtuar ndalimin e Facebook, X, YouTube e platformave të tjera.

Ata mbanin pankarta me mbishkrime si “Mjaft më” dhe “Fund korrupsionit”, duke akuzuar qeverinë për qëndrim autoritar.

Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, topa uji, shkopinj gome dhe plumba plastikë, pasi një pjesë e protestuesve tentuan të hynin në zonën e ndaluar rreth parlamentit. “Forca u përdor pasi demonstruesit thyen rregullat dhe depërtuan në hapësirat e kufizuara”, tha për AFP zëdhënësi i policisë, Shekhar Shekhar Khanal.

Vendimi për bllokimin e rrjeteve sociale u mor javën e kaluar, pasi 26 platforma nuk respektuan afatin për t’u regjistruar në Ministrinë e Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit të Nepalit. Deri më tani, vetëm dy prej tyre janë riaktivizuar pasi plotësuan kriteret ligjore.

Autoritetet justifikuan masën duke thënë se synojnë “rregullimin” e platformave për të luftuar lajmet e rreme, gjuhën e urrejtjes dhe mashtrimet online. Por përdoruesit, të cilët i shfrytëzojnë për argëtim, informim dhe biznes, e kanë parë këtë si një kufizim të drejtpërdrejtë të lirisë së tyre.

Që prej së premtes, qasja në shumicën e rrjeteve sociale është bllokuar, megjithatë shumë qytetarë po përdorin VPN për të anashkaluar ndalimin.

Tags: NepalProtestaTeve1Viktima
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri

Ndërron jetë ish-ushtari UÇK-së, Afrim Mehmetaj

Ndërron jetë ish-ushtari UÇK-së, Afrim Mehmetaj

Në Llap ndizet “Zjarri i Lirisë” – ish-komandantët e UÇK-së kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

Në Llap ndizet “Zjarri i Lirisë” – ish-komandantët e UÇK-së kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

Serbia glorifikon Mladiqin

Serbia glorifikon Mladiqin

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

Ndërron jetë ish-ushtari UÇK-së, Afrim Mehmetaj

Ndërron jetë ish-ushtari UÇK-së, Afrim Mehmetaj

Ndeshja Drita – Drenica nis me mesazh në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë

Ndeshja Drita – Drenica nis me mesazh në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë

Wilson: Vuçiq po tenton të bëhet kryeministër për të vazhduar sundimin e tij të korruptuar, si Putini

Wilson: Vuçiq po tenton të bëhet kryeministër për të vazhduar sundimin e tij të korruptuar, si Putini

Në Llap ndizet “Zjarri i Lirisë” – ish-komandantët e UÇK-së kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

Në Llap ndizet “Zjarri i Lirisë” – ish-komandantët e UÇK-së kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën