TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta të dhunshme në Kinë shkaku i planit për mbylljen e një xhamie

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Protesta të dhunshme në Kinë shkaku i planit për mbylljen e një xhamie

Shkaku i një plani për ta prishur kupolën e një xhamie në një qytet të banuar me shumicë myslimane në Kinë, në Yynnan, protestuesit janë përleshur me një numër të madh të policëve.

Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë turma njerëzish të grumbulluar jashtë xhamisë Najiaying, të ndërtuar në shekullin e 13-të, në qytetin Nagu më 29 maj.

Përleshjet shpërthyen mes policisë dhe banorëve vendas, të cilët u rrethuan nga qindra policë të armatosur.

Yunnan, një provincë e larmishme etnike në Kinën jugore, ka një popullsi të konsiderueshme myslimane.

Kina është zyrtarisht shtet ateist dhe qeveria thotë se lejon lirinë fetare. Por, vëzhguesit thonë se ka pasur një presion në rritje ndaj organizimeve fetare gjatë viteve të fundit.

Në Nagu, Xhamia Najiaying kishte qenë një pikë referimi kyçe dhe gjatë viteve të fundit ishte zgjeruar me një çati të re me kupolë, si dhe një numër minaresh.

Sidoqoftë, një vendim i një gjykate i vitit 2020 konstatoi se këto zgjerime ishin të paligjshme dhe urdhëroi që ato të hiqen. Tentimet e policisë për ta zbatuar këtë urdhër duket se i kanë nxitur protestat.

Në videot e protestave të 29 majit, të verifikuara nga transmetuesi publik britanik, BBC, shihej një numër i madh i policëve që bllokonin hyrjen në xhami, ndërsa një grup burrash përpiqej të hynte me forcë duke hedhur gurë mbi policinë.

Në video të tjera shihej se policia më vonë u tërhoq, ndërsa turma hyri në xhaminë Najiaying.

Protestat në Kinë janë relativisht të rralla, por ato janë zhvilluar më shumë që nga fillimi i pandemisë COVID-19 pasi që kufizimet e shumta në lëvizje shkaktuan shfaqje të zemërimit publik. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje të reja nga trupi i djegur në Llogara, ja pista që dyshon policia

Detaje të reja nga trupi i djegur në Llogara, ja pista që dyshon policia

Ministri i Jashtëm gjerman: Nëse Ukraina bie, Gjermania është në radhë

Ministri i Jashtëm gjerman: Nëse Ukraina bie, Gjermania është në radhë

Ukraina raporton progres në bisedimet me SHBA-në në Berlin

Ukraina raporton progres në bisedimet me SHBA-në në Berlin

Rusia kërkon 230 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Euroclear për asetet e sekuestruara

Rusia kërkon 230 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Euroclear për asetet e sekuestruara

Dreshaj: AAK do të kalojë pragun zgjedhor, do të jetë pjesë e qeverisë

Dreshaj: AAK do të kalojë pragun zgjedhor, do të jetë pjesë e qeverisë

Detaje të reja nga trupi i djegur në Llogara, ja pista që dyshon policia

Detaje të reja nga trupi i djegur në Llogara, ja pista që dyshon policia

Emisioni “Ditari” 15.12.2025

Emisioni “Ditari” 15.12.2025

​Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e KFOR-it

​Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e KFOR-it

Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po planifikon Apple?

Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po planifikon Apple?

Ministri i Jashtëm gjerman: Nëse Ukraina bie, Gjermania është në radhë

Ministri i Jashtëm gjerman: Nëse Ukraina bie, Gjermania është në radhë

Regjisori i njohur i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Regjisori i njohur i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën