TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Protesta e mësimdhënësve të Vitisë, Jasharaj: Java e ardhshme mund t’i gjejë në grevë nëse nuk ekzekutohen pagat

nga teve1
4 Tetor, 2024
0
A A
Protesta e mësimdhënësve të Vitisë, Jasharaj: Java e ardhshme mund t’i gjejë në grevë nëse nuk ekzekutohen pagat

Për shkak të mos procedimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune kanë protestuar të premten para Qeverisë së Kosovës.

“Edhe Vitia është n‘Kosovë”, “Duam pagat tona”, kanë qenë thirrjet e mbishkrimet në pankartat e protestuesve, të cilët kanë kërkuar që pagat të ekzekutohen sot (e premte), ose më së largu të hënën, në të kundërtën kjo komunë do të fillojë me veprime sindikale nga java e ardhshme.

Kryetari nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se mësimdhënësit janë të pafajshëm në këtë drejtim, ndërsa i ka bërë thirrje Qeverisë të fillojë me ekzekutimin e pagave.

Jasharaj ka theksuar se nga ajo që ka parë në takim nga kryetarët e shoqatave, ata janë shumë të revoltuar dhe java e ardhshme mund ta gjejë Vitinë në grevë.

Ai ka thënë vetëm mësimit fillor dhe të mesëm nuk janë ndarë mjetet, duke shtuar se aty janë 775 punëtorë.

Në anën tjetër, pjesëmarrës në këtë protestë ishte edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, i cili ka bërë thirrje qeverisë të bëjë ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve të Komunës së Vitisë.

Ndërkaq, Ministria e Financave ka njoftuar se kjo komunë nuk ka siguruar buxhetin e nevojshëm, dhe se pagat janë ekzekutuar vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës. Në njoftim thuhet se, përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani. Ndërkaq, kanë shtuar se Komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është Vitia, e cila ka lënë programet e arsimit fillor dhe të mesëm pa buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të pagave të shtatorit./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

“Info Nata”- 30.06.2025

“Matrix”- 30.06.2025

“Matrix”- 30.06.2025

A po hapet ura e Ibrit, çfarë dinë shqiptarët dhe serbët?

A po hapet ura e Ibrit, çfarë dinë shqiptarët dhe serbët?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X