Osmani para gazetarëve tha se ka ardhur koha që të ndermirët një veprim i tillë.
Sipas saj, nënshkrimi i këtij traktati do të sillte siguri për Kosovën.
Por profesori, Seb Bytyçi, thotë se një marrëveshje e tillë mes dyja vendeve do duhej të kishte ndodhur kohë më parë.
Madje propozimi i Presidentes Osmani për nënshkrimin e një traktati për mbrojtje me Shqipërinë, po shihet më shumë si një deklaratë politike.
Shefja e shtetit ka deklaruar se arkitektura e sigurisë në rajonin e Ballkanit është duke u sfiduar vazhdimisht, prandaj sipas saj është shumë e rëndësishme që Kosova sa më parë të anëtarësohet në strukturat e NATO-s.
Raporti i gazetarit Shpat Blakçori.