TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pronari i Telkosit tregon se si ish-krerët e KPM-së i kërkuan ryshfet

nga tëvë1
10 Tetor, 2022
1
A A
Pronari i Telkosit tregon se si ish-krerët e KPM-së i kërkuan ryshfet

Këtu sipas aktakuzës së prokurorisë, ish-kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media, Luan Latifi në bashkëpunim me ish-drejtorin e Administratës dhe Financave në KPM, Arben Bilallin  kërkuan dhe morën ryshfet nga kompania “Telkos”.

Sipas dëshmitarit, Elhami Haziri, që është edhe njëri nga pronarët e “Telkos-it”, nuk kishin probleme deri në vitin 2019.

Por, ato filluan me emërimin e Luan Latifit, si kryeshef në KPM.

“Deri në vitin 2019, ne si operator nuk kemi pasur probleme me KPM, dhe me ardhjen në krye të KPM-së të Luan Latifit, ai mori iniciativë për ndryshimin e një neni në rregulloren e KMP-së, e cila e rregullonte tregun media kabllor. Jemi ankuar me ndërrimin e kësaj rregullore, 2016/01, por përgjigja ka qenë se nuk ka kuorum në atë kohë”, deklaroi Haziri.

Ai thotë se pranuan një email, përmes të cilit u akuzuan për mosraportim të saktë për territorin që e mbulon kompania “Telkos”.

Kjo, sipas dëshmitarit, solli edhe takimet e para me zyrtarët e KPM-së.

“Pastaj kemi shkuar me Enver Berishën në zyre të Arbeni dhe kemi vendos me incizu bisedën, sepse kemi parë elemente të korruptimit në këtë çështje. Në takim na ka pritur vetëm Arbeni, i cili tha se unë iu dërgova me krye punë me Luanin, po ju nuk paski kry”, shtoi Haziri.

Pas këtij takimi, dëshmitari thotë se u takua edhe me vet kryeshefin e KPM-së, Luan Latifin, që tani ndodhet në bankën e të akuzuarit.

“Në takimin e dytë me Luanin kom vendos me incizuar edhe Luanin, dhe e kam përdor telefonin tim personal. E kom njoftuar Luanin që Arbeni po kërkon pare”, u shpreh Haziri.

Në dëshminë e tij njëorëshe, Haziri ka treguar se sa para, sipas tij, ia kërkuan drejtuesit e KPM-së.

“Arbeni (Billalli) m’u ka drejtuar që kur të shkosh me bo pazar, nuk duhet me u lavdu, po duhesh me u paraqit si fukara. E kuptova që e paskan rrit pazarin. Arbeni me tha që Luani po i kërkon 25 mijë euro për këtë punë”, tha Haziri.

Më pas, ai deklaroi se rastin e paraqiti në Policinë e Kosovës.

Ndërsa, në bashkëpunim me organet e rendit, takimin me ish-drejtori i Administratës dhe Financave në KPM, Arben Bilalli, e lanë në Gjilan.

“Atëherë jemi kthyer tek vetura e Arbenit, ia dhashë paret, i thashë numëroj, tha jo po të besoj dhe më tha ma bëj hallall, se të kam ba presion, po edhe mua Luani më bënte presion. Gjatë kësaj kohe kam qenë më përgjuesit që mi ka vënë Policia e Kosovës”, shtoi Haziri.

Këto akuza i ka mohuar ish-kryeshefi i KPM-së, Luan Latifi në seancat e kaluara.

Ndërsa fajin e ka pranuar, ish-drejtori në KPM, Arben Billalli, i cili në muajin korrik është dënuar me 140 ditë burgim dhe 12 mijë euro gjobë.

Kronika e gazetarit Fidan Zejnullahu.


 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe Prattipati i shkon në zyre Osmanit

Edhe Prattipati i shkon në zyre Osmanit

Kamberi bojkoton parlamentin serb: Serbia po injoron të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Kamberi bojkoton parlamentin serb: Serbia po injoron të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjmë çmos që ta konstituojmë Kuvendin në frymën e bashkëpunimit

Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjmë çmos që ta konstituojmë Kuvendin në frymën e bashkëpunimit

Partitë veç e veç te Presidentja / Bojkoton parlamentin në Serbi – flet Shaip Kamberi | MESDITË

Partitë veç e veç te Presidentja / Bojkoton parlamentin në Serbi – flet Shaip Kamberi | MESDITË

KB Trepça, të mërkurën mëson kundërshtarin në Champions

Trepça përballet me Den Boschin në Champions

Juventusi nis bisedimet zyrtare për transferimin e Jonathan David

Juventusi siguron sulmuesin David

Asani vazhdon me gola në Ligën e Kampionëve

Asanit i dështon transferimi tek Yokohama

Milwakuee dhe Lilard ndajnë rrugët

Milwakuee dhe Lilard ndajnë rrugët

Nënshkrimi 70 milionësh për të cilin do të luftojë Real Madridi në verë

Përcakohen çifte çerekfinalise në Botërorin e Klubeve

Jetmir Topalli mbetet lojtar i lirë

Jetmir Topalli mbetet lojtar i lirë

Edhe Prattipati i shkon në zyre Osmanit

Edhe Prattipati i shkon në zyre Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X