TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Promovohet libri “Treni – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”

by teve1
3 javë ago
0
A A
Promovohet libri “Treni – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”

Sot, është promovuar libri “TRENI – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”, i cili sjell rrëfime dhe dëshmi të qytetarëve të dëbuar me forcë gjatë luftës në Kosovë, raporton KosovaPress.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vlerësoi librin si një dëshmi të fuqishme që pasqyron jo vetëm vuajtjet e kohës së luftës, por edhe forcën, qëndrueshmërinë dhe solidaritetin që treguan qytetarët në ato periudha të vështira.

“Në moment krize, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi hapën kufijtë e tyre dhe komunitetet aty i pranuan njerëzit në nevojë dhe komuniteti ndërkombëtar i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe Mbretëria e Bashkuar ka ofruar ndihmë për shumë njerëz të cilët kanë pasur nevojë në atë kohë. Dhe shumica prej tyre kanë dhënë një kontribut të çmuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar edhe këtu në Kosovë. Prandaj ky është një rikujtim që në periudha të vështira, mbështetja, humaniteti dhe dinjiteti duhet të vazhdojnë. Ne jemi shumë krenarë që kemi mbështetur këtë punë, sepse ne besojmë se ballafaqimi me të kaluarën është shumë i rëndësishëm, sepse ne e dimë edhe nga historia jonë”, tha ambasadori.

Autorja e librit, Eliza Hoxha, falënderoi të gjithë kontribuesit si dhe shtoi se libri synon të shërbejë si urë komunikimi ndërmjet gjeneratave dhe si kujtesë kolektive për të kaluarën.

“Është e kotë të kesh një ide kur nuk kemi mundësi me e ushqyer me përmbajtje. Edhe ju i keni dhënë kuptim sepse keni hapë zemrën edhe e keni nda me ne krejt përvojën tuaj personale, ashtu se si ka qenë dhe ne jemi mundu bashkë me Kushtrimin, me Integrën dhe të tjerët që kanë punuar në dokumentim, në ekipin e dokumentimit, mos me e prekë edhe me e lanë ashtu se si ju e keni ndjerë dhe se si ju e keni përjetuar. Tha edhe ambasadori, është tepër e rëndësishme që 27 vite pas luftës, jo të gjitha përpjekjet tona, qofshin për liri, ose dhe përvojat tona që i kemi pasur në rrethana të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, janë dokumentuar. Mendoj që dokumentimi është tepër i rëndësishëm për të pasur mundësi edhe në krijimin e paqes aty ku ende është, si ta them, fragjile, për ta ushqyer paqen edhe për ta mirëmbajtur paqen dhe për ta krijuar hapësirën për dialogim të vazhdueshëm edhe të gjeneratave që janë prekur direkt nga lufta, por edhe të fëmijëve, të të rinjve të reja që nuk e njohin mirë këtë pjesë”, tha ajo.

Ceremonia u përmbyll me interpretimin e fragmenteve të shkurta nga tri rrëfime, të sjella para publikut nga aktoret Irena Aliu, Albina Krasniqi dhe Vjosa Tasholli.

Promovimi i librit u mbështet nga Ambasada Britanike në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Në Prizren u mbajt festivali “Akshami i Prizrenit”

Në Prizren u mbajt festivali “Akshami i Prizrenit”

“Dua”, rrëfimi i adoleshencës nën hijen e luftës

“Dua”, rrëfimi i adoleshencës nën hijen e luftës

Vdes në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko

Vdes në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë

Rudiger rinovon kontratën me Realin

Rudiger rinovon kontratën me Realin

Irani largohet nga SHBA pas duelit me Zelandën e Re

Irani largohet nga SHBA pas duelit me Zelandën e Re

Tunizia me selektor të ri, angazhon francezin Renard

Tunizia me selektor të ri, angazhon francezin Renard

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Babai nga Drenasi e raporton të zhdukur djalin

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

Kurti: Do të përpiqemi të ndërtojmë bashkëpunim me opozitën për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën