TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Promovohet libri “Kosova në Luftë”: Një regjistër vizual i qëndresës

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Promovohet libri “Kosova në Luftë”: Një regjistër vizual i qëndresës

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot u promovua libri “Kosova në Luftë”, një përmbledhje fotografish që synon të reflektojë periudhën e luftës së viteve të 90-ta.

Fotoreporteri danez Thomas Sjorup, autor i librit, tregoi se ishte dëshmitar i shumë ngjarjeve jo të këndshme gjatë “konfliktit” në Kosovë, të cilët ai i dokumentoi përmes punës së tij duke kapur dëshmi të “guximit, humbjes dhe qëndresës”, siç e përshkruan ai.

“Shpresa ime është që ‘Kosova në Luftë’ të jetë më shumë se një koleksion fotografish. Shpresa ime është që të jetë një dëshmi dhe një regjistër vizual i guximit, humbjes dhe qëndresës. Çdo imazh tregon një histori të njerëzve të zakonshëm të kapur në kohë të jashtëzakonshme. Kur mbërrita për herë të parë në Kosovë gjatë konfliktit, kam qenë dëshmitar i skenave të vështira, por gjithashtu kam parë shpresë dhe dinjitet dhe shpirtin e pathyeshëm të popullit të Kosovës, që më mirëpritën në jetën e tyre. Këto fotografi synojnë të nderojnë atë shpirt dhe ta ruajnë për brezat që do të vijnë”, tha ai.

Ai dëshiron që ky libër “të shërbejë jo vetëm si një kujtesë e së shkuarës, por edhe si një urë për mirëkuptim dhe paqe. Ai mund të frymëzojë dialog, empati dhe përkushtim kolektiv për të siguruar që një vuajtje e tillë të mos përsëritet kurrë”.

Ndërkohë, Drejtoresha e Institutit të Historisë, Teuta Shala, u ndje e nderuar që mori pjesë në promovimin e këtij libri, ngaqë sipas saj, dëshmon historinë e popullit shqiptar në Kosovë.

“Sot kemi nderin të jemi së bashku në këtë promovim të rëndësishëm të librit i cili dokumenton luftën e fundit në Kosovë të fotoreporterit danez i cili përmes artit dhe guximit të tij professional ka sjellë një dëshmi të gjallë të historisë sonë më të re. Ky promovim i organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është një dëshmi e kujdesit tonë institucional për të ruajtur dhe prezantuar para opinionit ndërkombëtar të vërtetën për Kosovën. Me këtë dua të veçoj edhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institutit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i cili është konsoliduar përmes nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi në tetor të vitit 2023”, tha ajo.

Më parë këtë vit Serov mori Medaljen Presidenciale të Meritës nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të cilën ai ndjehet “thellësisht i nderuar” dhe ndan atë me çdo shqiptar të Kosovës që i hapi shtëpinë dhe zemrën dhe i treguan historitë e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sunny Hill Festival me njoftim të rëndësishëm për pjesëmarrësit

Sunny Hill Festival me njoftim të rëndësishëm për pjesëmarrësit

Rihapet Galeria Kombëtare

Rihapet Galeria Kombëtare

DokuFest shpall filmat në garë për edicionin jubilar: 104 vepra nga e gjithë bota në konkurrencë

DokuFest shpall filmat në garë për edicionin jubilar: 104 vepra nga e gjithë bota në konkurrencë

Filmi nga Kosova fiton çmimin “CineMasters Award” në Gjermani

Filmi nga Kosova fiton çmimin “CineMasters Award” në Gjermani

“Këndi i Debatit” 16.07.2026

“Këndi i Debatit” 16.07.2026

Haziri për zgjedhjet e reja: Sonte 50/50 – nëse LVV përsërit skenarin e 28 dhjetorit, bëhen të pashmangshme

Haziri: Mos u merrni me dëshirat e ministrave serbë, t’i kthehemi bashkëpunimit në Kosovë, e të realizojmë bashkimin e shqiptarëve

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohen tre persona në Mitrovicë, synuan tjetërsimin e 21 pronave të paluajtshme

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Ari bie përsëri nën 4,000 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme nxisin frikën për inflacionin

Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama për Paunoviqin: S’do të reagojmë për çdo idiotësi nga Beogradi, kemi vepruar përmes MPJ-së

Abdixhiku: Të fokusuar në raundin e dytë, protagonizmat do të trajtohen qartë e drejtë

Fati politik i Abdixhikut vendoset para 7 gushtit

7 gushti afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, LDK pezullon bisedimet, LVV e gatshme për takime

7 gushti afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, LDK pezullon bisedimet, LVV e gatshme për takime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën