TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Promovohet “Ato gdhendin dhimbjen” i autores Alketa Gashi-Fazliu

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Promovohet “Ato gdhendin dhimbjen” i autores Alketa Gashi-Fazliu

Alketa Gashi Fazliu përuron trilogjinë “Ato gdhendin dhimbjen” , në të cilën përfshihen rrëfimet e 15 nënave, bijtë e të cilave ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

U mblodhën të gjithë. Aty ishin, ata që luftën e fundit e përjetuan. Por, aty ishin edhe ata që për luftën veç kanë dëgjuar.

Aty ishin edhe ata që lirinë e kërkuan me armë, por që tani e jetojnë si politikanë. Aty ishin edhe ata që për çmimin e lartë të lirisë, vetëm u është treguar.

Aty ishin të gjithë, të rinj, të moshuar, profesorë, akademikë, gazetarë, publicistë, shkrimtarë e poetë. Por asnjë prej tyre, nuk ishte aq i rëndësishëm.

Prezenca e të gjithëve ishte fare e imët, në krahasim me madhështinë e atyre që dhimbjen e madhe të rënies dëshmorë të fëmijëve të tyre vazhdojnë ta “gdhëndin”.

Këto janë 15 nëna, që këtij vendi i falën copëzat e shpirtit,  fëmijët e tyre që ranë dëshmorë.

E këto nëna, për vete morën veç dhimbjen. E shtrënguan fort dhe me të, vazhdojnë të jetojnë, deri në frymën e fundit. E kur kjo frymë të ndalojë, bashkë me to, do të varroset edhe dhimbja.

Por që kjo dhimbje e fortë, që nuk shterron kurrë së luftuari me shpirtin edhe kujtimet e këtyre nënave, për aq kohë sa janë mbi këtë tokë, të mos tretet, autorja Alketa Gashi-Fazliu, vendosi t’i përmbledhë në trilogjinë e titulluar “Ato gdhendin dhimbjen”.

“Po, ata djem e vajza kapën armët për liri, por ata i solli dikush në ketë jetë. E ato janë këto nëna”, tha autorja Gashi-Fazliu, para një auditori që mbushi sallën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, me rastin e  përurimit të këtij libri.

“Kjo trilogji nuk është estetikë, është artefakt, është kujtesë, është histori”, tha ajo, mes emocionesh. “Ky libër do të jetë kujtim i Kosovës”, tha Gashi-Fazliu.

Në këtë libër, janë të përmbledhura rrëfimet e 15 nënave, bijtë e të cilave ranë me armë për liri.

Rrëfimet e tyre janë të jashtëzakonshme dhe shpërfaqin edhe një herë, dhimbjen, krenarinë, vuajtjen, mallin dhe gjithçka tjetër që vetëm një nënë mund të ndjejë për bijtë e bijat që jetën dhanë për liri, e prapa këtyre nënave u lanë dhimbjen, të cilën ato vazhdojnë “ta gdhëndin”, deri kur sytë e tyre të mbyllën përgjithmonë.

Në këtë trilogji janë përfshirë rrëfimet e nënave:

Xhemile Haxhiu-80 vjeç, nënë e dëshmorit Naim Haxhiu,

Velime Kaçiku-77 vjeç, nënë e dëshmorit Ahmet Kaçiku,

Shahe Zejnullahu-88 vjeç, nënë e dëshmorit Miftar Zejnullahu,

Safete Nimonaj-62 vjeç, nënë e dëshmorit Luan Nimonaj,

Naxhije Dibrani-64 vjeç, nënë e dëshmorit Avni Dibrani,

Naze Shala-67 vjeç, nënë e dëshmores Luljeta Shala,

Halime Shala-72 vjeç, nënë e dëshmorit Agim Shala,

Hate Zeneli-95 vjeç, nënë e dëshmorit Sadri Zeneli,

Fazlie Zogaj-77 vjeç, nënë e dëshmorit Habib Zogaj,

Fatime Zenuni-71 vjeçe, nënë e dëshmorit Salih Zenuni,

Elheme Saraçi-73 vjeç, nënë e dëshmorit Avni Saraçi,

Bute Jasiqi-65 vjeç, nënë e dëshmorëve Bujar e Besnik Jasiqi,

Azize Uka-88 vjeç, nënë e dëshmorëve Ismet e Gani Uka,

Ajete Fazliu-85 vjeç, nënë e dëshmorëve Asllan e Mehdi Fazliu,

Arife Bilalli-87 vjeç, nënë e dëshmorit Lutfi Bilalli./rtk

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën