TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Prokuroria: Thaçi nuk dha mesazhe ndihmëse, por udhëzuese për Zyrapin

by Tëvë1
3 javë ago
4
A A
​Prokuroria: Thaçi nuk dha mesazhe ndihmëse, por udhëzuese për Zyrapin

Në Hagë po zhvillohet dita përfundimtare e procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, lidhur me akuzat për tentim të pengimit të drejtësisë.

Sot janë paraparë kundërpërgjigjet e palëve, pas dy ditëve të javës së kaluar, të enjten dhe të premten, kur Prokuroria e Specializuar dhe ekipet mbrojtëse paraqitën fjalët e tyre përfundimtare.

Prokuroria e Specializuar që pati një orë në dispozicion për kundërpërgjigjen e saj, insiston se ish-presidenti Hashim Thaçi ka ndërhyrë drejtpërdrejt për të manipuluar dëshminë e Bislim Zyrapit.

Prokuror Joshua Hafetz, theksoi detaje nga vizitat e datave 9 shtator dhe 7 tetor 2023, ku në prani të të akzuarit Smakaj, sipas tij, Thaçi ka dhënë udhëzime të hollësishme mbi atë çfarë dëshmitari duhej apo nuk duhej të thoshte para trupit gjykues, veçanërisht në lidhje me Shtabin e Përgjithshëm.

“Pretendimi tani se udhëzimet e Thaçit, sa i takon mesazheve që i duheshin përcjellë Zyrapit ishin thjesht ndihmëse dhe ishin udhëzime për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe për të mos i përzier gjërat, në thonjëza, bie ndesh me atë çfarë tregojnë fjalët e zbardhura në transkripte. ……Udhëzimet e përsëritura të zotit Thaçi, në vizitat me zotin Smakaj, si në rastin e vizitës me Kuçin, kishin për qëllim që të kontrollonin atë çfarë do të thoshte Zurapi, apo atë çfarë nuk do të thonte ai përpara trupit gjykues. Në veçanti, qëllimi ishte që të kontrollonte çfarë Zyrapi do të thoshte lidhur me Shtabin e Përgjithshëm”, tha Prokurori.

Kësisoj prokuroria kërkon që të shikohen transkriptet me kujdes për t’u parë qëllimi i vërtetë i Thaçit.

Në të gjitha udhëzimet e veta, sigurisht që synimi i zotit Thaçi ishte që të ndihmonte veten. Shumë prej këtyre udhëzimeve konkrete jepen në hollësi në dosjen gjyqësore të prokurorisë dhe që citojnë të drejtpërdrejtë transkriptet. Ju kërkojmë, i nderuar gjykatës, që të shikoni dokumentacionin e kësaj çështjeje.

Mbrojtjes së Hashim Thaçit i janë ndarë 30 minuta, ndërsa nga 15 minuta për ekipet e tjera mbrojtëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën