TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Halil Gecit për kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani

Postimi i Halil Gecit në rrjetet sociale, ku përdori fjalën “pushkatim” duke iu referuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxitur reagime të shumta në vend.Presidenca e Kosovës e ka dënuar ashpër këtë gjuhë, duke e cilësuar të rrezikshme dhe duke bërë thirrje që rasti të trajtohet nga organet e drejtësisë. Ndërkohë, Geci thotë se deklarata e tij është interpretuar gabim dhe se bëhej fjalë vetëm për një prononcim hipotetik.

by Jona Kelmendi
4 javë ago
2 0
A A

Mëngjesin e së hënës shkroi një status në Facebook.

E një fjali e postimit të Halil Gecit, nxiti reagime të menjëhershme.

Anëtari i parisë “Guxo” përdori fjalën “pushkatim”, kur i komentoi veprimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Krejt kjo, pasi shefja e shtetit nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Por, pavarësisht se u shpreh në këtë mënyrë, Halil Geci thotë se nuk synonte ta kërcënonte Osmanin.

“Unë sot e kom bo një reagim ndaj deklaratës të fundit të presidentes e ndjeva një obligim edhe qytetar me sqarua qëndrimin tim lidhur me këtë shkrim, unë në këtë shkrim e kom theksua që sipas qëndrimit tim e kam mbështetur dhe në opinionet të disa njohësve të drejtë unë jam mbështet siç janë Enver Hasani, Mazllum Baraliu me ngutin e Presidentes e ka bo një shkelje që e paraqet gati si një grusht prandaj unë si familje e kam mbrojt edhe kushtetutën e Kaqanikut, e e mbroj edhe këtë kushtetutë por nuk kom bo unë asnjë të keqe që e parasheh që unë kam nxitë urrejtje ndaj kurrkujt, unë e kam bo një prononcim hipotetik kur kamë thënë që kushtetuta e Kosovës nuk parasheh dënime kapitale për dënimet kushtetuese”, ka thënë Geci.

Geci shton se ish-shefja e tij tek “Guxo” u ngut me dekretin

“Reagimin e presidentes e shoh të nxituar ashtu si u nxitu për shpërndarje të parlamentit edhe mu më vjen keq po ajo është një prej juristeve më të mira që i ka Kosova  e din ku e ka shkel kushtetutën edhe e din që unë nuk kom thonë asgjë në lidhje më këtë edhe sja kom bo asnjë të keqe”,u shpreh tutje Geci.

Por, i gjithë ky sqarim i Gecit, erdhi vetëm pas reagimit të Presidencës së Kosovës.

“Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo nuk ka të bëjë me kritikë apo opinion, por me një gjuhë të rrezikshme që nxit urrejtje dhe normalizon dhunën politike. Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë vend ku aktivistë politikë vetëshpallen gjykatës dhe shpallin dënime me jetë për figura të zgjedhura nga qytetarët. Mentaliteti që prodhon gjuha e tillë është pikërisht mentaliteti që për dekada e ka mbajtur peng debatin publik me etiketime, shpifje dhe linçime”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërkohë, në orët e pasdites u bë e ditur se edhe Prokuroria Speciale ka iniciuar rast penal për kërcënimet ndaj presidentes së vendit Vjosa Osmani.

Rasti është iniciuar si vepër penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.”

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

E hëna me diell, temperaturat shënojnë ngritje

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

E hëna me diell, temperaturat shënojnë ngritje

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën