TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, në vitin 2022 bllokuan rrugët kryesore

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, në vitin 2022 bllokuan rrugët kryesore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave të nacionalitetit serb, të cilët dyshohen për veprat penale “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të akuzuarit me inicialet D.M., D.D., M.R., N.J., N.O. dhe S.V. dyshohen se, në periudhën nga 10 deri më 29 dhjetor 2022, në komunat veriore të Kosovës kanë vepruar në bashkëkryerje me qëllim të pengimit të institucioneve të Kosovës në ushtrimin e autoritetit shtetëror dhe vendosjen e rendit kushtetues.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit kanë organizuar dhe vendosur barrikada në rrugët kryesore të veriut të vendit, duke përdorur mjete të ndryshme dhe mekanizëm të rëndë.

“Përmes përdorimit të forcës dhe dhunës, të pandehurit kanë organizuar dhe vendosur barrikada në rrugët kryesore, duke përdorur kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Sipas organit të akuzës, veprimet e grupit kishin për qëllim pengimin e lëvizjes së lirë dhe funksionimit të institucioneve shtetërore në atë pjesë të vendit.

“Nga veprimet e ndërmarra rezulton se, në rast të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes, pjesëtarët e grupit kanë qenë të gatshëm të sulmonin zyrtarët policorë me mjetet që kishin në dispozicion”, thekson Prokuroria.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet ndaj 11 personave të tjerë janë pezulluar përkohësisht, pasi ata ende nuk janë të qasshëm për organet e drejtësisë.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për personat me inicialet M.R., A.S., A.F., A.J., R.S., S.A., D.V., S.P., V.R. dhe dy persona të tjerë me inicialet M.R.

Barrikadat në veri të Kosovës ishin vendosur në dhjetor të vitit 2022, pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq. Ai ishte arrestuar nën dyshimet për organizimin e sulmit ndaj zyrave të komisioneve komunale zgjedhore në veri të vendit.

Pantiq më pas u përball me proces gjyqësor dhe në vitin 2025 u dënua me dy vjet burgim.

Tags: aktakuzProkuroriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën