TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria Speciale: Herët të flitet për numrin e mbetjeve mortore nga gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut

by Teve1
3 muaj ago
2
A A
Prokuroria Speciale: Herët të flitet për numrin e mbetjeve mortore nga gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut

Prokuroria Speciale bëri të ditur se gërmimet që po zhvillohen në Zubin-Potok janë pjesë e një procesi të ndjeshëm hetimor për kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës dhe kërkoi nga mediat të shmangin raportimet e pakonfirmuara.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha për media se rasti është ende në fazën e hetimeve dhe se veprimet e deritanishme janë rezultat i një pune disavjeçare të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

“Në lidhje me gërmimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të procesit të kërkimit për personat e zhdukur, ajo çfarë mund t’ju them është se bëhet fjalë për një rast që është ende në fazën e hetimeve. Ky është një proces i ndjeshëm dhe kompleks. Është rezultat i një pune hetimore disavjeçare të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Deri më tani janë bërë mbi 10 urdhra për zhvarrosje. Krejt kjo në kuadër të këtyre veprimeve hetimore pra që janë ndërmarrë. Ajo çfarë mund të them gjithashtu dhe të theksoj është se nuk mund të flasim ende për rezultate pa përfunduar procesi hetimor”, tha Luta.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale tha se është ende herët për të konfirmuar shifra numrin e mbetjeve mortore që pretendohet se janë gjetur në lokacion.

“Dëshirojmë, ju lusim për mirëkuptim dhe për shmangie të çfarëdo raportimi të pakonfirmuar nga institucionet kompetente. Ende është herët të flitet në këtë fazë me numra, pra duhet të presim të gjitha verifikimet dhe analizat e nevojshme për të ardhur deri te një rezultat i tillë. Në momentin që do të kemi të drejtë pra nga aspekti ligjor të japim informacione, publiku, ju mediat do të keni qasje që të keni informacione në të gjithë procesin hetimor. Por deri në këtë fazë kërkojmë mirëkuptim. Pra, me qëllimin krejt kjo që të mbrohet integriteti i procesit hetimor, të presim një rezultat, gjithashtu edhe në nderim të dinjitetit të viktimave dhe familjarëve të tyre”, tha Luta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Suspendohet drejtori rajonal i Policisë në veri të Mitrovicës

Dorëzohet në polici i dyshuari për një rast dhunimi, dërgohet në mbajtje

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

U prezantua si toger i Policisë dhe i mori një gruaje 450 euro, arrestohet i dyshuari

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 50 kg lëndë narkotike

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 50 kg lëndë narkotike

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Bondsteel si bazë e përhershme amerikane? Ekspertët: Forcon sigurinë e Kosovës dhe shërben si mesazh ndaj Serbisë

Suspendohet drejtori rajonal i Policisë në veri të Mitrovicës

Dorëzohet në polici i dyshuari për një rast dhunimi, dërgohet në mbajtje

Rama: S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi

Rama: S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

U prezantua si toger i Policisë dhe i mori një gruaje 450 euro, arrestohet i dyshuari

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 50 kg lëndë narkotike

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 50 kg lëndë narkotike

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Bondsteel si bazë e përhershme amerikane? Ekspertët: Forcon sigurinë e Kosovës dhe shërben si mesazh ndaj Serbisë

Mot me diell

Mot me diell dhe vranësira

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën