TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy personave për trafikim me të mitura

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy personave për trafikim me të mitura

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet E.S. dhe V.H., për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, ndërsa ndaj V.H. edhe për veprën “Frikësimi gjatë procedurës penale”. Sipas Prokurorisë, të pandehurit dyshohen se nga gushti i vitit 2024 deri në mars të vitit 2025, në zonën e Ferizajt, kanë trafikuar vajza të mitura për qëllime seksuale, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme para nga 50 deri në 400 euro për secilin klient.

E pandehura V.H. dyshohet se i ka ftuar vajzat në banesën e saj me premtimin për strehim të përkohshëm, ndërsa më pas në bashkëpunim me E.S., përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, i kanë detyruar të kryejnë shërbime seksuale për klientë të ndryshëm. Paratë e përfituara dyshohet se janë ndarë ndërmjet tyre.

Në një rast konkret më 16 mars 2025, një e mitur ka arritur të dërgojë një audio-mesazh për të dashurin e saj, përmes së cilit ka kërkuar ndihmë. Pas ndërhyrjes së Policisë, të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima ka kërkuar trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Po ashtu, gjatë kohës kur ndodhej në arrest shtëpiak, e pandehura V.H. ka kontaktuar familjarët e viktimave përmes rrjetit social “Snapchat”, duke tentuar t’i frikësojë dhe t’i bindë të ndryshojnë deklaratat e tyre, madje duke ofruar edhe dhurata si një veturë “Golf 7”. Këto veprime kanë shkaktuar frikë dhe pasiguri te viktimat dhe familjarët e tyre.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit në fuqi.

Tags: aktakuzProkuroria Themelore e FerizajtTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë fundjavës

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën