TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shqyrtimin periodik të paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Me anë të këtyre parashtresave ZPS kërkon që të vazhdohet masa e paraburgimit për Thaçin dhe Veselin.

Sipas ZPS-së që nga vendimi më i fundit i këtij Paneli më 17 prill 2023, nuk ka pasur asnjë ndryshim në rrethanat që meritojnë devijimin nga ai vendim duke shtuar se ecuria e vazhdueshme e gjykimit dhe zhvillime të tjera të rëndësishme do të vazhdojnë t’i japin Thaҫit dhe Veselit akses të mëtejshëm në informacione në lidhje me dëshmitarët e ndjeshëm dhe çështjen kundër tyre e që kjo sipas tyre shfaq domosdoshmërinë dhe arsyeshmërinë e paraburgimit.

Tutje thuhet se neni 41(6)(a) kërkon dyshimin e bazuar se personi i paraburgosur ka kryer një krim brenda juridiksionit të DhSk-së, e që sipas ZPS-së mbetet dyshimi i bazuar se Thaçi dhe Veseli e kanë bërë këtë.

Sipas tyre, ekziston dyshimi se Thaçi dhe Veseli janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Po ashtu thuhet se tri arsyet sipas nenit 41(6)(b) që justifikojnë ndalimin janë: 1) rreziku i arratisjes; 2) pengim i mundshëm; dhe 3) rreziku i krimeve shtesë, e që këto sipas ZPS-së janë mundësi reale.

Në parashtresë thuhet se  fillimi i gjykimit e çon rrezikun e arratisjes në një nivel edhe më të lartë, pasi  Thaçi dhe Veseli tashmë po shohin që provat kundër tyre po hyjnë vazhdimisht në rekord.

Po ashtu thuhet se kombinimi i vazhdimit të marrjes së një njohurie më të plotë për rastin kundër tyre, duke parë faktin se provat fajësuese hyjnë në procesverbal dhe duke u vënë në dijeni përmes rastit Mustafa për mundësinë reale të një dënimi të gjatë, e ngre rrezikun sipas ZPS-së të Thaçit dhe Veselit për t’u larguar.

ZPS pohon se Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të paraqesin rrezik për pengim të procedurës.

Sipas tyre, ky Panel paraprakisht ka konstatuar se rrezikun se Thaçi dhe  Veseli  mund të pengojnë mbarëvajtjen e procedurës në DhSK dhe se Zyra e Prokurorit të Specializuar mendon se një rrezik i tillë vazhdon të ekzistojë.

Gjithashtu, thuhet se ZPS mendon se vazhdon të ekzistojë rreziku i kryerjes së krimeve të tjera dhe duke qenë se ky panel ka konstatuar një rrezik të tillë edhe paraprakisht, sipas tyre nuk ka ndonjë ndryshim të rrethana nga konstatimi i fundit lidhur me këtë çështje e që kjo përfshin edhe klimën e përgjithshme të frikësimit të dëshmitarëve në lidhje me krimet e UÇK-së.

Andaj, duke marrë parasysh këta faktorë të njëjtë dhe shtesë, ndalimi i Thaçit dhe Veselit sipas ZPS-së vazhdon të jetë i arsyeshëm.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. /betimipërdrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj

Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Tahiri fton qytetarët për hapjen e fushatës së PDK-së në Prizren: Bashkë rreth vizionit të Bedri Hamzës

Izraeli bllokon vizitën e delegacionit kanadez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli bllokon vizitën e delegacionit kanadez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj

Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj

Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mbështetet te forcat e veta, thotë shefja e BE-së

Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mbështetet te forcat e veta, thotë shefja e BE-së

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Bayerni fiton një armë kyçe, rikthehet Musiala

Bayerni fiton një armë kyçe, rikthehet Musiala

Gaza: 117 trupa të nxjerrë nga rrënojat në vetëm 24 orë

Trupat e 30 anëtarëve të së njëjtës familje nxirrën nga rrënojat në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën