TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarve për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove

nga TËVË 1
11 Maj, 2024
0
A A
MPB-ja obligohet ta kthejë në punë zyrtarin policor dhe t’ia kompensojë pagat

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të premten është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku Florim Laçi, Hamëz Limaj, Arment Orana, Shabedin Reka dhe Avdush Qukovci dhe Lavdim Sllamniku po akuzohen për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove dhe vepra tjera penale.

Në këtë rast Laçi, Limaj, Orana, Reka, Qukovci dhe Sllamniku, akuzohen për “Shpëlarje të parasë”. Të akuzuarit Reka, Orana dhe Qukovci ngarkohen edhe për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Kurse, të akuzuarit Orana dhe Sllamniku ngarkohen edhe për “Armëmbajtje pa leje”.

I akuzuari Sllamniku në seancën e 25 tetorit 2023 kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, ndërsa ishte deklaruar i pafajshëm për shpëlarje parash, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa të akuzuarit Florim Laçi, Hamëz Limaj, Arment Orana, Shabedin Reka dhe Avdush Qukovci, të cilët në seancën e 25 tetorit 2023 e kanë pranuar fajësinë lidhur me veprat penale me të cilat ngarkohen.

Fjalët përfundimtare u dorëzuan me shkrim nga prokurorja speciale Iliriana Çollaku- Tafa dhe disa nga mbrojtësit e të akuzuarve.

Prokurorja Çollaku-Tafa gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare tha se në këtë shqyrtim gjyqësor është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat akuzohen, duke theksuar se të akuzuarit Laçi, Limaj, Orana, Reka, Qukovci kishin pranuar fajësinë për veprat që akuzoheshin, ndërsa i akuzuari Sllamniku kishte pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.

E njëjta kërkoi nga gjykata që të akuzuarit Laçi, Limaj, Orana, Reka, Qukovci dhe Sllamniku t’i shpallte fajtor dhe t’i dënonte sipas ligjit pasi që sipas saj, ishin plotësuar të gjitha elementet e veprave penale.

Tutje, prokurorja Çollaku- Tafa tha se me rastin e matjes së dënimit lidhur me të akuzuarit Laçi, Limaj, Orana, Reka, Qukovci gjykata duhet t’i merrë parasysh rrethanat rënduese dhe lehtësuese, kurse lidhur me të akuzuarin Sllamniku e njëjta tha se nuk kishte rrethana lehtësuese.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Laçi, avokati Ilir Hoxha gjatë fjalës përfundimtare tha se i mbrojturi i tij e kishte pranuar fajësinë, duke shtuar se gjykata duhet të merrte parasysh rrethanat lehtësuese gjatë matjes së dënimit siç ishin pranimi i fajësisë, sjellja e të njëjtit e të tjera.

Ndërsa, i akuzuari Laçi deklaroi se kërkonte falje dhe se ishte penduar duke kërkuar nga gjykata dënim më të ulët.

Po ashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarit Reka, avokati Kadri Begolli gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare tha se pasojat e veprës penale ishin minore dhe se kishte rrethana lehtësuese që duheshin të merreshin nga ana e gjykatës, duke shtuar se i mbrojturi i tij kishte rol periferik në planifikim e kryerjes së veprës penale.

I njëjti po ashtu se pranimi i fajësisë duhet të ndikonte në zbutjen e dënimit, duke kërkuar nga gjykata një vendim të ligjshëm dhe të favorshëm për të akuzuarin Reka.

Gjithashtu edhe mbrojtësi të akuzuarit Limaj avokati Avni Maxhuni elaboroi fjalën përfundimtare të avokatit Enver Maxhuni i cili ndër të tjera tha se i propozonte gjykatës që të aplikonte dispozitat për zbutje të dënimit.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Orana, avokati Selman Bogiqi gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare tha se me rastin e matjes së dënimit kërkoi nga gjykata që t’i merrte parasysh rrethanat lehtësuese.

Po ashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarit Qukovci, avokati Florent Latifaj në fjalën përfundimtare deklaroi se gjatë matjes së dënimit për të mbrojturin e tij gjykata duhet të ketë parasysh rrethanat lehtësuese ndër të tjera që ishte sinqeriteti i tij, mosha e të tjera.

Në fund edhe mbrojtësi i të akuzuarit Sllamniku, avokati Shkodran Manaj gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare tha se me asnjë formë të vetme nuk ishte vërtetuar qëllimi i të njëjtit për të kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndryshe, seanca e sotme u mbajt në mungesë të akuzuarve Reka, Limaj, Orana dhe Qukovci për shkak se të njëjtit kishin pranuar paraprakisht fajësinë lidhur me veprat penale për të cilat akuzohen dhe kishin pranuar që gjykimi të mbahej në mungesën e tyre.

Ky gjykim u shpall i përfunduar nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli, ndërsa shpallja lidhur me këtë çështje penale pritet të bëhet në një datë tjetër.

Sipas aktakuzës së PRSK-së, të ngritur më 3 qershor 2022, Florim Laçi, Hamëz Limaj, Arment Orana, Shabedin Reka, Avdush Qukovci dhe Lavdim Sllamniku, akuzohen për “Shpëlarje të parasë”. Të akuzuarit Reka, Orana dhe Qukovci ngarkohen edhe për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Kurse, të akuzuarit Osana dhe Sllamniku ngarkohen edhe për “Armëmbajtje pa leje”.

Tags: AktakuzaArmembajtje pa lejeProkuroria Themelore në Prishtinë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X