TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria cakton seancën fillestare për dy serbët e akuzuar për krime lufte, i fton të paraqiten në gjykatë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat

Prokuroria Speciale e Kosovës ka caktuar seancën fillestare për gjykim në mungesë ndaj të akuzuarave për krime lufte, Dejan Raciq dhe Millan Jovanoviq.

Seanca ndaj Dejan Raciq, është caktuar më 20 shkurt 2024, ndërsa seanca ndaj Millan Jovanoviq,  më 21 shkurt 2024. Të dy seancat janë planifikuar të mbahen në ora 09:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Me këtë rast Prokuroria u ka bërë thirrje dy të akuzuarave që të paraqiten në seancë.

“Ftohet i akuzuari Dejan Raciq, nga i ati Janko, i lindur në fshatin Videj, Komuna Klinë, me vendbanim të panjohur, me nacionalitet serb, ish pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, me numër personal 0101974932041 i Punëve të Brendshme në Klinë, të marrë pjesë në seancë fillestare të caktuar më datë 20.02.2024, e martë, në ora 9:30, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, për çështje penale të proceduar sipas aktakuzës së prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.17.2018 të datës 27.11.2023, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht i inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi, 1 nënparagrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në ftesën e Prokurorisë, përcjell teve1.info

Ftesë për paraqitje është bërë edhe për Millan Jovanoviq.

“Ftohet i akuzuari Millan Jovanoviq, nga i ati Stojan, i lindur në Ferizaj, ku edhe ka jetuar, tani me vendbanim të panjohur, me nacionalitet serb, ish polic në Stacionin policor në Ferizaj, me numër personal 0407976964759 i lëshuar nga Sekretariati i Punëve të Brendshme në Ferizaj, të marrë pjesë në seancë fillestare të caktuar më dt.21.02.2024, e mërkurë, në ora 9:30, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, për çështjen penale të proceduar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.98/2017 të dt.27.11.2023, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale në bashkëkryerje me persona tjerë të pa njohur, të uniformuar dhe të armatosur, Krime Lufte kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22, të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi l nënparagrafi 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet nga Prokuroria.

Ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione të rëndësishëm për vendndodhje  e tyre të lajmërojë Policinë e Kosovës./teve1.info/

 

 

Tags: seanca fillestareTe akuzuarit per krime lufte
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me 160 euro dhe dokumente personale

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me 160 euro dhe dokumente personale

Moti sot

Moti sot

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje në Prishtinë: tre të lënduar, dy prej tyre dyshohet se janë plagosur me armë zjarri

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me 160 euro dhe dokumente personale

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me 160 euro dhe dokumente personale

Macron nis iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran

Macron: Nuk besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësisht

Moti sot

Moti sot

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

Zvicra me fitore bindëse kundër Bosnjës, shënon Xhaka

Zvicra me fitore bindëse kundër Bosnjës, shënon Xhaka

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje në Prishtinë: tre të lënduar, dy prej tyre dyshohet se janë plagosur me armë zjarri

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën