Pas më shume se dy viteve, Projektligji për Paga është proceduar për në qeveri.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ky projektligj ka për qëllim përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave
“Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Projektligji, përmes sistemit të pagave që synon të krijojë, do të rregullojë edhe mënyrën dhe kushtet e pagesës. Ky projektligj ngre sistemin e pagave mbi parime të afirmuara nga praktikat më të mira të kësaj fushe edhe ndërkombëtarisht. Projektligji patjetër që reflekton edhe situatën aktuale të vendit dhe praktikën gjyqësore duke ofruar siguri juridike për parimet bazë të aplikuara”, ka shkruar Sveçla.
Në anën tjetër, njohësit e ekonomisë thonë se ky projektligj është dashur të miratohet kohë më parë.
Sipas Besnik Avdijit, pavarësisht vonesave është mirë që i njëjti të niset në rrugën e konsultimeve.
Njohësi tjetër i ekonomisë, Mustafë Kadriaj thotë se arsyeja që qytetarët po largohen nga vendi është edhe mos rritja e rrogave.
E në hartimin e këtij projektligji, Ministria e Punëve të Brendshme nuk është konsultuar më Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, përkundër se kishte premtime dhe si i tillë akoma nuk iu është dorëzuar.
Tëvë1 ka kërkuar qëndrim edhe nga partitë opozitare për këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Raporti gazetares Fetije Kamberi.