TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurinë e Mbrojtjes i kthehet Komisionit për Çështje të Sigurisë

nga Tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurinë e Mbrojtjes i kthehet Komisionit për Çështje të Sigurisë

Me kërkesë të Komisionit për Çështje të Sigurisë, Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurinë e Mbrojtjes është kthyer për raport plotësues në komision. Për këtë kanë votuar 69 deputetë për, katër kundër dhe asnjë abstenim. Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Bekë Berisha ka kërkuar që ky projektligj të kthehet në komision, meqë theksoi se si i tillë nuk duhet të miratohet.

Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha tha se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka “kontrabanduar me propozim-amendamentet”. Ai ka propozuar që kjo nismë legjislative të kthehet në Komisionin për Siguri, teksa shtoi se do të jetë problem për shtetin.

“Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ka më shumë se një vit që është në procedurë në shqyrtim në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Por qëllimisht shqyrtimi i tij ka kaluar çdo limit kohor dhe kjo është bërë qëllimshëm nga kryesuesi i grupit punues, deputeti Enver Dugolli, të cilit ja kemi dhënë në mirëbesim me udhëheq këtë grup, po ashtu nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane i është konfirmuar se përmbajtja e projektligjit të miratuar në qeverinë është në dakordim të plot me ta, si ligj fillimisht. Ndërsa, në anën tjetër zotëri Dugolli në mënyrë klandestine ka kontrabanduar dhe ka propozuar propozim-amendamente të cilat nuk janë rezultat i grupit punues por një rezultat i një rrethi të tij të brendshëm”, deklaroi ai.

Teksa përmendi amendamentet e ndryshuara, Berisha theksoi se humb kuptimi i agjencisë.

“Ky projektligj me këto amendamente nuk duhet të miratohet. Sepse do të cenojë sigurinë kombëtare, mes tjerash do të cenojë bashkëpunimin në këtë fushë dhe me partnerët tonë. Me theks të veçantë amendamenti numër 1, ndryshimi i titullit të projektligjit, ky agjencion e ka mandat jo vetëm veprimtarinë e intelegjencës por edhe të sigurisë në fushën e mbrojtjes. Nëse hiqet termi ‘dhe sigurisë’ do të cenohet dhe do të kufizohet mandati dhe veprimtaria e kësaj agjencie…Amendamenti numër 32 është propozuar që të ulet grada e drejtorit të agjencisë nga e gjeneralit në atë të kolonelit, kjo nuk duhet të ndodhë sepse në njërën anë po avancohet drejtoria aktuale për intelegjencë dhe siguri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe po bëhet Agjenci për Intelegjencë dhe Siguri të Mbrojtjes, në anën tjetër po ulet apo degradohet grada e udhëheqësit të kësaj agjencie”, shtoi ai.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila theksoi se si LVV deklarohemi pro që ky projektligj të kthehet në komision.

“Nuk qëndrojnë të gjitha ato pretendime të cilat zotëri Berisha, kryetari i komisionit, i përmendi. Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dakordimin që ky projektligj të kthehet në komision në mënyrë që të ketë harmonizimin edhe dakordimin bashkë me partnerët të cilët janë pjesë e diskutimit për temën e sigurisë dhe intelegjencës. Dhe nuk ka pasur të bëjë me dispozitat të cilat ai i përmendi një nga një, që janë krejtësisht një tematikë tjetër. Prandaj ne si Grup Parlamentar deklarohemi që sot ky projektligj të kthehet në komision, jo të tërhiqet nga sponzorizuesi, në këtë rast t’i kthehet Qeverisë së Kosovës, por të jetë në komision dhe në kuadër të komisionit pastaj të trajtohet më tutje për ndjeshmërinë dhe rëndësinë që e ka”, deklaroi Kusari-Lila.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj tha se ky projektligj duhet të kthehet në komision.

“Është mirë që ky projektligj të kthehet në komision edhe pse mendoj që është shumë më mirë që të tërhiqet nga sponsorizuesi dhe të startojmë prapë për shkak të shumë çështjeve të cilat janë devijuar rrugës nga projektligji fillestar. Dhe nuk ka nevojë që të jesh shumë njohës i sigurisë dhe të shohësh tendencat të cilat janë reflektuar me amendamentet që janë bërë nga grupi punues. Qëndrojnë ato të cilat i tha zotëri Bekë Berisha, për shkak se vërehet shumë lehtë që është një konflikt, mos të them një luftë në mes të dy institucioneve kryesore të vendit”, theksoi ai.

Kritika për përmbajtjen aktuale të projektligjit pati edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.

“Me Projektligjin për Agjencionin e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, ideja është që drejtoria të avancon në agjencion. Do të thotë del nga organogrami i përgjegjësive të sekretarit dhe kalon në përgjegjësinë e ministrit të Mbrojtjes, kryeministrit dhe presidentit. Me këtë avancim, me kalim nga drejtoria në agjencion do të thotë janë politikat e veçanta, kadrovike, autorizimeve… tani nga kolegu ynë Enver Dugolli janë propozuar disa amendamente që janë shumë paradoksale. Një ndër to është që me rritjen e përgjegjësisë së organizatës ulet grada, rangu i atij që do të udhëheq me agjencionin. Drejtorinë e udhëheq një gjeneral, kurse agjencionin në të ardhmen mund ta udhëheq një kolonel”, u shpreh ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

I pandehuri Valon Aliu hedh akuza mbi psikiatrin në gjykimin për vrasjen e gruas, Erona Cokli

I pandehuri Valon Aliu hedh akuza mbi psikiatrin në gjykimin për vrasjen e gruas, Erona Cokli

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Prishtina dënohet me 1200 euro, shkak hedhja e mjeteve ndezëse nga “Plisat”

Prishtina nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sheriffit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X