TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Projektet rrugore që ende nuk u përuruan

Zvarritje në punime pësuan pothuajse gjitha projektet rrugore madhore në vend. Asnjë nga autostradat nuk arriti që brenda 2024-tës të përurohet. Madje, Qeveria nuk arriti ta presë shiritin as të Urës së Badocit, që nuk ka as një kilometër gjatësi.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
10
A A

Tre persona njëherësh, në këtë pjesë të rrugës humbën jetën.

Megjithëse sinjalizime për punime në Urën e Badocit, ka që nga prilli i vitit 2023.

Kjo urë as një kilometrëshe është akoma larg finalizmit, ani pse u premtua që brenda javësh do të jetë e përfunduar.

“Është rruga kryesore që e lidhë Gjilan me Prishtinën, normal që duhet të përfundohet në një kohë shumë të shpejtë. Nuk është mirë dhe nuk është e drejtë, sa i përket qytetarëve, që të jetë ajo pengesë ende pa u përfunduar. Ajo është një urë që është dashur të përfundohet në një afat shumë shumë më të shkurtër se sa ka qenë e përcaktuar, e lëre më që ende nuk është përfunduar. Është dëm për qytetarët, është rrezik për qytetarët, ku kemi pasur edhe të vdekuar në atë pjesë, thotw Lavdim Hamiti, njohës i komunikacionit.

Fatin e njëjtë e ka edhe një rrugë tjetër në këtë pjesë të territorit të Kosovës.

Autostrada e Gjilanit, nuk u përfundua as në vitin 2024.

“Shtesë e kemi mospërfundimin e autostradës, një projekt tjetër që po stërzgjatet”, ishte shprehur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Rrjedhimisht, edhe i pari i Ministrisë përtoi të flas për të.

“Kur flasim për autostradën e Gjilanit dhe për rrugën Dollc – Gjakovë, janë dy projekte për të cilat hezitoj dhe pritoj me fol, sepse kemi pengesa të vazhdueshme dhe kemi pasur vonesa të vazhdueshme”, ishte shprehur Liburn Aliu, minister i Infrastuktures.

Mes pluhurit të punimeve dhe kolonave në trafik, vazhdon të mbetet edhe rruga ku po punohet për autostradën e Podujevës.

Për gjithë këto vonesa, vlerësohet se ka material për hetim nga ana e prokurorisë.

“Ekzistojnë elemente që e kanë arsyeshmërinë se për çfarë munden me u vonu punimet, por jo në qoftë se kentogrami e parasheh një vit dhe ato me u vonu katër vite e edhe pesë. Asnjë projekt kjo Qeveri nuk e ka filluar, të gjitha janë projekte që jaën filluar nga qeveritë e kaluara. Dhe tash, kur e shohim se një projekt i tillë e ka pasur afatin e përfundimit brenda një viti apo dy dhe ka zgjatur katër vite dhe ende nuk ka përfunduar, atëherë kjo është problem dhe prokuroria duhet të ndërhyjë, dhe të hulumtojë se pse ka ndodhur kjo vonesë”, shprehet Nol Dedaj, profesor universitar.

Kritika për zvarritje dhe mospërfundim të punimeve në autostrada, ka pasur edhe nga opozitarët gjatë seancave të Kuvendit.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Shënohet Dita e Kushtetutës, sa u respektua ajo këtë vit?

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Një shtetas amerikan vdes në një vetaksident me motoçikletë në Prevallë

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën