TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Profesori britanik: Kosova tregoi gatishmëri për kompromise, ndërkombëtarët në anën e Serbisë  

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hehir: Pavarësia e Kosovës nuk kërcënon askënd

Brukseli dhe Uashingtoni nuk e bindën presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që ta nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën.

Madje, Vuçiq deklaroi se Serbia do punojë për zbatimin e marrëveshjeve deri tek vijat e kuqe, duke kundërshtuar kështu anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

E profesori nga Westminster University, Aidan Hehir, po e kritikon ashpër qasjen e butë të Perëndimit ndaj presidentit serb.

Sipas tij, nëse këto veprime do t’i bënte pala kosovare, reagimi ndërkombëtar do të ishte shumë më ndryshe.

“Kosova ishte pala konstruktive në dialog dhe ishte e gatshme të bënte kompromise shumë të vështira, por problemi qëndron tek Vuçiq. Nuk e di se si kjo mund të quhet një marrëveshje kur palët as e nuk kanë nënshkruar. E para, Vuçiq thotë se nuk do ta nënshkruajë kurrë marrëveshjen, ndërsa e dyta, me tallje thotë se i dhemb krahu i djathtë, dhe këto veprime ai i bënë para Brukselit e Uashingtonit. E tani imagjinoni sikur këto veprime t’i bënte Kryeministri i Kosovës, çfarë reagime kritike do të kishte. Me të vërtetë Perëndimi po tregon dobësi, duke mbajtur anën e Serbisë”, deklaroi Hehir.

Tutje, profesori britanik, thotë se çfarë do lloj forme e asociacionit duhet ta kalojë testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Hehir, thotë se Beogradi ka synuar që përmes asociacionit të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.

“Kryeministri Kurti ka ndryshuar qasje, dhe e ka kuptuar se duhet t’i përmbush obligimet që i ka Qeveria e Kosovës. Megjithatë duhet thënë se qëllimi kryesor i Serbisë që nga fillimi ka qenë që përmes asociacionit të ndikojë në punët e brendshme të Kosovës. Por, siç e kemi parë, Kushtetuta e Kosovës nuk e ka e lejuar që në atë formë të zbatohet asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, po e përsëris, Kosova po tregon gatishmëri për zgjidhje përmes dialogut dhe kjo duhet të vlerësohet”,shtoi ai.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të monitorojë me kujdes se kush e zbaton marrëveshjen e kush jo.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Një fëmijë goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Një fëmijë goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Trump kërcënon me tarifa shtetet që s’e mbështesin marrjen e Grenlandës nga SHBA-ja

Trump kërcënon me tarifa shtetet që s’e mbështesin marrjen e Grenlandës nga SHBA-ja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën