Skuadra e Proton Cable Prizrenit ka ndarë rrugët me basketbollin amerikan, Desi Sills.
Të enjten, një ditë pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Kosovës nga Sigal Prishtina, Prizreni ka njoftuar për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.
Sills ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar te Prizreni këtë edicion, ku në 19 paraqitje ka pasur një mesatare prej 15.6 pikëve, 4 kërcimeve dhe 2 asistimeve për ndeshje.
Po ashtu, Prizreni ka falënderuar amerikanin Sills për angazhimin gjatë kësaj periudhe sa ishte pjesë e ekipit dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.