TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PrizrenFest hap siparin e edicionit të pestë me spektaklin ndërkombëtar “Borderless Body”

by Teve1
2 orë ago
0
A A
PrizrenFest hap siparin e edicionit të pestë me spektaklin ndërkombëtar “Borderless Body”

Qyteti historik i Prizrenit është gati të mirëpresë edicionin e pestë të PrizrenFest – Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur, i cili nga 21 deri më 27 korrik do ta shndërrojë qytetin në një skenë të madhe artistike, ku teatri, vallëzimi, muzika, performanca dhe hapësirat publike bashkohen në një përvojë të veçantë kulturore.

Drejtori i Përgjithshëm i PrizrenFest, Shkelzen Veseli thotë se edicioni i pesë shënon një moment të rëndësishëm në konsolidimin e festivalit si një nga ngjarjet më të rëndësishme teatrore dhe kulturore në rajon.

Sipas tij, rritja e vazhdueshme e festivalit është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me artistë, partnerë institucional, sponsorë dhe komunitetin, duke e shndërruar PrizrenFest në një platformë ndërkombëtare që promovon dialogun kulturor, krijimtarinë artistike dhe imazhin e Prizrenit në arenën ndërkombëtare.

Drejtori Artistik i PrizrenFest, Adrian Morina, thekson se edicioni i pestë është ndërtuar mbi idenë se teatri nuk është vetëm argëtim, por edhe një hapësirë reflektimi, kujtese dhe dialogu.

“PrizrenFest ka lindur me bindjen se teatri mund ta transformojë mënyrën se si e përjetojmë qytetin dhe mënyrën se si komunikojmë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye edhe këtë vit kemi përzgjedhur shfaqje që jo vetëm mahnitin estetikisht, por edhe sfidojnë ndërgjegjen tonë kolektive.

Për shtatë ditë me radhë, PrizrenFest do të mirëpresë mbi 250 artistë, regjisorë, performerë dhe teknikë artistikë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të prezantojnë mbi 20 shfaqje, performanca, punëtori dhe aktivitete artistike, duke e bërë këtë edicion më të madhin dhe më ambiciozin që nga themelimi i festivalit.

Edicioni i pestë do të hapet me spektaklin ndërkombëtar “Borderless Body”, një performancë magjike e teatrit fizik dhe vallëzimit bashkëkohor, e interpretuar nga 16 performues, të cilët do të ngjiten në një skenë të ndërtuar enkas mbi Lumbardh, duke krijuar një dialog unik mes trupit, ujit, dritës dhe arkitekturës së qytetit. Me një estetikë spektakolare dhe një gjuhë universale artistike, “Borderless Body” eksploron idenë e kufijve fizikë, emocionalë dhe shoqërorë, duke dëshmuar se arti është hapësira ku kufijtë humbin kuptimin. Nuk është rastësi që kjo performancë u zgjodh edhe për të hapur ceremoninë zyrtare të Kryeqytetit Evropian të Kulturës 2025, në qytetet Gorizia (Itali) dhe Nova Gorica (Slloveni). Tashmë, kjo vepër vjen në Prizren për të inauguruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e festivalit.

Programi i këtij viti sjell produksione që trajtojnë çështje sociale, historike dhe njerëzore, duke dëshmuar fuqinë e teatrit për të reflektuar mbi realitetin dhe për të krijuar dialog.

Nder shfaqjet e vecanta Morina tregon se: shfaqja “Scream in the dark”, nga Brazili, Është një shfaqje që nuk të lë të dalësh nga salla i njëjti njeri që ke hyrë. Ajo rrëfen historitë e grave të torturuara dhe të dhunuara gjatë diktaturës ushtarake në Brazil, por për ne në Kosovë kjo vepër merr një kuptim edhe më të thellë. Është e pamundur të mos kujtojmë dhimbjen e grave shqiptare që u burgosën, u torturuan dhe u dhunuan gjatë regjimit të ish-Jugosllavisë. Këto plagë ende presin drejtësi, ndërsa arti ka detyrimin moral të mos lejojë që kujtesa të zbehet. Pikërisht për këtë arsye kemi zgjedhur që kjo shfaqje të luhet në Burgun e Qytetit, sepse hapësira dhe rrëfimi bëhen një, duke krijuar një përvojë që shkon përtej teatrit”.

Një tjetër produksion me mesazh të fuqishëm është “Mission Roosevelt”, një shfaqje e dedikuar personave që lëvizin me karrocë. Përmes një qasjeje artistike plot humor, ndjeshmëri dhe emocione, ajo ngre një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve lokale dhe qendrore për të krijuar qytete më të qasshme, infrastrukturë pa barriera dhe politika që garantojnë lirinë e lëvizjes dhe pjesëmarrjen e barabartë në jetën publike për personat me aftësi të kufizuara.

Një moment shume i rendesishem për festivalin dhe publikun kosovar do të jetë edhe ardhja për herë të parë në Kosovë e Teatrit Kombëtar të Stambollit, me komedinë klasike “Lysistrata” të Aristofanit. Me një kastë të përbërë ekskluzivisht nga aktore gra, kjo vepër ikonike rikthehet në skenë me një interpretim bashkëkohor që trajton luftën, paqen dhe fuqinë e grave përmes humorit dhe satirës.

Nga Italia vjen “Darkness Picnic”, një produksion i Teatrit të Sardenjës, i cili do të zhvillohet në Parkun e Qytetit. Në këtë performancë publiku nuk do të jetë vetëm spektator. Të ulur në një piknik të vërtetë, pjesëmarrësit do të bëhen gradualisht pjesë e rrëfimit skenik, duke u shndërruar në aktorë të përvojës artistike.

Nga Madridi vjen produksioni “Última Planta”, me regji të José Ëarletta, i cili do të interpretohet në ambientet historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke krijuar një dialog mes teatrit bashkëkohor dhe një prej monumenteve më të rëndësishme të historisë shqiptare.

PrizrenFest vazhdon t’i kushtojë rëndësi të veçantë edhe publikut më të ri. Programi përfshin punëtori krijuese, aktivitete edukative dhe një seri shfaqjesh për fëmijë, të cilat do të hapen me baletin klasik “Liqeni i Mjellmave”, duke krijuar një urë të bukur mes artit klasik dhe brezave të rinj.

Një nga veçoritë që e dallon PrizrenFest është mënyra se si qyteti shndërrohet në skenë.

“Nga një skenë e ndërtuar mbi lumin Lumbardh, te Burgu i Qytetit, Kisha Katolike ‘Zoja Ndihmëtare’, Autostrada Hangar, Parku i Qytetit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Kej I Sinan Pashes ne kemi dashur që çdo hapësirë të flasë bashkë me artistët. PrizrenFest nuk është vetëm një festival shfaqjesh; është një mënyrë për ta jetuar qytetin ndryshe dhe për ta kthyer çdo cep të tij në një vend takimi mes artit dhe publikut”, thote drejtori artistik Adrian Morina.

Për vetëm shtatë ditë, PrizrenFest do të sjellë në qytet një intensitet të jashtëzakonshëm artistik, me mbi 20 ngjarje dhe qindra artistë që do ta bëjnë Prizrenin një pikëtakim të rëndësishëm të teatrit bashkëkohor në Evropën Juglindore.

Programi i plotë i festivalit, oraret e shfaqjeve dhe informacionet për të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen zyrtare të festivalit www.prizrenfest.com dhe në platformat zyrtare të PrizrenFest në rrjetet sociale.

Edicioni i pestë i PrizrenFest realizohet me mbështetjen e Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, sponsorit gjeneral Banka Ekonomike, si dhe një numri të madh partnerësh e biznesesh vendore që vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e artit dhe kulturës.

Një falënderim i veçantë u shkon Ambasadës së Italisë, Ambasadës së Francës, Ambasadës së Sllovenisë, Presidencës së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, partnerëve institucionalë, donatorëve dhe të gjithë mbështetësve që kanë bërë të mundur realizimin e këtij edicioni.

Mirë se vini në PrizrenFest 2026 – shtatë ditë ku qyteti bëhet skenë, arti nuk njeh kufij dhe Prizreni bëhet sërish kryeqyteti i teatrit në rajon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

`Marigona` mban sonte koncertin përmbyllës `Përjetë` në Prishtinë

`Marigona` mban sonte koncertin përmbyllës `Përjetë` në Prishtinë

Sunny Hill Festival me njoftim të rëndësishëm për pjesëmarrësit

Sunny Hill Festival me njoftim të rëndësishëm për pjesëmarrësit

Rihapet Galeria Kombëtare

Rihapet Galeria Kombëtare

DokuFest shpall filmat në garë për edicionin jubilar: 104 vepra nga e gjithë bota në konkurrencë

DokuFest shpall filmat në garë për edicionin jubilar: 104 vepra nga e gjithë bota në konkurrencë

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

`Marigona` mban sonte koncertin përmbyllës `Përjetë` në Prishtinë

`Marigona` mban sonte koncertin përmbyllës `Përjetë` në Prishtinë

50 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran

50 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran

​Valë e re e motit ekstrem në Evropë, nga zjarret te stuhitë, mijëra viktima

​Valë e re e motit ekstrem në Evropë, nga zjarret te stuhitë, mijëra viktima

Zyrtare: Vojvoda ndërron skuadër, i bashkohet Udineses

Zyrtare: Vojvoda ndërron skuadër, i bashkohet Udineses

KFOR-i përfundon vendosjen e kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

KFOR-i përfundon vendosjen e kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

PrizrenFest hap siparin e edicionit të pestë me spektaklin ndërkombëtar “Borderless Body”

PrizrenFest hap siparin e edicionit të pestë me spektaklin ndërkombëtar “Borderless Body”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën