TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pritshmëritë nga takimi i ardhshëm mes Kurtit e Vuçiqit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Pritshmëritë nga takimi i ardhshëm mes Kurtit e Vuçiqit

 

Tensionimi i situatës në komunat veriore të vendit për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave reciproke ndaj Serbisë, ka shtyrë përfaqësuesit e BE-së që të organizojnë një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një përgjigje dhënë për tëvë1 Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano, konfirmoi se takimi Kurti – Vuciq do të mbahet më 18 gusht.

“Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Stano.

Përderisa as nga Brukseli e as nga Qeveria e Kosovës nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen në këtë takim, njohësi i çështjeve të dialogut Visar Xani, thotë se reciprociteti do të jetë tema kryesore e diskutimit në takimin e radhës.

“Rëndësia e takimit është që të dy palët kanë mundësi të ulen në tavolinë t’i thonë qëndrimet njëra me tjetrën dhe tema bosht e këtij takimi sigurisht do të jetë reciprociteti. Për shkak që edhe pse është e paraparë me marrëveshjen për lëvizje të lirë, të ketë barabarësi në veprime në të dy anët e kufirit, Serbia e dimë që vazhdimisht ka marrë masa të tjetra, ndërsa Kosova ka pasur lehtësira për qytetarët serb që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë”, potencoi Xani.

Ndërsa, profesori universitar, Dritro Arifi thotë se nuk pret shumë nga takimi i liderëve në Bruksel.

“Nuk pres që në këtë takim të ketë diçka serioze, për shkak sepse edhe takimi është përgatitur veç sa për ta bërë një takim për ta krijuar një ambient kinse paqësor dhe kinse palët do të vazhdojnë dialogun. Por në fakt kjo është vazhdë e njëjtë e Bashkimit Evropian, paaftësia e tyre për ta prolonguar dialogun dhe këta po mundohen që problemet t’i fusin nën tepi”, deklaroi Arifi.

Një takim ishte paraparë të mbahet edhe më 19 korrik, por që u anulua për shkak të mos gatishmërisë së palës serbe.

Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Përfundon turneu sportiv tradicional në nderim të 26 heronjve të Policisë së Kosovës

​Përfundon turneu sportiv tradicional në nderim të 26 heronjve të Policisë së Kosovës

Komuna e Prishtinës gjobitet me 5 mijë euro për keqmenaxhimin e mbeturinave

Komuna e Prishtinës gjobitet me 5 mijë euro për keqmenaxhimin e mbeturinave

Maqedonci: Qeveria nuk ka lëshuar leje për dronë luftarakë, po përgatiten ligjet për Kurti 3

Maqedonci: Për pesë vjet u rekrutuan 3 mijë e 220 ushtarë të rinj në FSK

​Protestuesit në Tiranë i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit

​Protestuesit në Tiranë i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

​Përfundon turneu sportiv tradicional në nderim të 26 heronjve të Policisë së Kosovës

​Përfundon turneu sportiv tradicional në nderim të 26 heronjve të Policisë së Kosovës

Gjigantët e Premierligës në garë për Alex Scott

Gjigantët e Premierligës në garë për Alex Scott

Komuna e Prishtinës gjobitet me 5 mijë euro për keqmenaxhimin e mbeturinave

Komuna e Prishtinës gjobitet me 5 mijë euro për keqmenaxhimin e mbeturinave

​Tjetër përballje mes protestuesve dhe policisë, nis tensioni te Kryeministria në Tiranë

​Tjetër përballje mes protestuesve dhe policisë, nis tensioni te Kryeministria në Tiranë

10 qytetet më të mira në botë për të jetuar

10 qytetet më të mira në botë për të jetuar

Maqedonci: Qeveria nuk ka lëshuar leje për dronë luftarakë, po përgatiten ligjet për Kurti 3

Maqedonci: Për pesë vjet u rekrutuan 3 mijë e 220 ushtarë të rinj në FSK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën