TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pritja e paqeruajtësve nga qytetarët e Kosovës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Pritja e paqeruajtësve nga qytetarët e Kosovës

Me lule e me fytyra të buzëqeshura dhe me pano ku shkruhej “NATO”, qytetarë të shumtë të Kosovës pritën trupat e parë paqeruajtës të NATO-s, që hyn në Kosovë sot e 24 vjet më parë.

Dymbëdhjetë qershori në Kosovë shënohet si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë.

Bombardimet u ndërpren më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta ishte kompromis i pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Në bazë të rezolutës në Kosovë u vendos administrata e përkohshme e OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë tranzitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Një ditë para hyrjes së trupave paqeruajtëse u nënshkrua Marrëveshja Teknike e Kumanovës, që parashihte tërheqjen e e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999.

Ushtarët e parë që u futën brenda territorit të Kosovës më 1999 ishin pjesëtarë të ushtrisë norvegjeze. Ata ishin pjesë e afër 50,000 forca paqeruajtëse nga 36 vende të botës – prej të cilëve 30,000 ishin të shteteve të NATO-s – që erdhën në Kosovë.

Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre të mbi 800,000 refugjatëve, persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Nga lufta e viteve 1998-’99 janë vrarë më shumë se 13,000 persona dhe më shumë se 6,000 të pagjetur.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre thuhet se janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshehen krimet, shkruan REL

Sipas të dhënave, mbi 1,600 persona konsiderohen ende të pagjetur.

Njëzetetre vjet pas hyrjes në Kosovë, numri i trupave të KFOR-it është zvogëluar dhe aktualisht në vend janë mbi 3,700 trupa nga 28 shtete të botës.

Tags: 12 qershoriKFORNATO
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama thotë se problemi në trafik nuk zgjidhet duke lejuar hyrjen e veturave në qendër

Rama i reagon Muratit: Ke bllokuar të hyrat vetanake që i paguajnë qytetarët e kryeqytetit

Kurti për Sami Lushtakun: Multi-milioner, kënaqet kur i frikësohen njerëzit

Kurti për Sami Lushtakun: Multi-milioner, kënaqet kur i frikësohen njerëzit

Murati: Me nivelin e mbështetjes ndaj qytetarëve krahasohemi edhe me shtete si Franca e Austria

Murati: Suficiti për vitin 2025 në Prishtinë pritet të kalojmë mbi 50 milionë euro

Totaj prezanton planin për 2 mijë vendparkingjet e reja në Prizren

Totaj prezanton planin për 2 mijë vendparkingjet e reja në Prizren

Rama thotë se problemi në trafik nuk zgjidhet duke lejuar hyrjen e veturave në qendër

Rama i reagon Muratit: Ke bllokuar të hyrat vetanake që i paguajnë qytetarët e kryeqytetit

Barcelona pëson disfatën e parë në La Liga, mposhtet bindshëm nga Sevilla

Barcelona pëson disfatën e parë në La Liga, mposhtet bindshëm nga Sevilla

Trump thotë se Izraeli është pajtuar për tërheqjen fillestare nga Gaza

Trump thotë se Izraeli është pajtuar për tërheqjen fillestare nga Gaza

Bashkimi gjobitet për incidentin e xhiros së fundit

Bashkimi demolon Vëllaznimin

Rahoveci 029 debuton me fitore në Superligë

Rahoveci 029 debuton me fitore në Superligë

Kurti për Sami Lushtakun: Multi-milioner, kënaqet kur i frikësohen njerëzit

Kurti për Sami Lushtakun: Multi-milioner, kënaqet kur i frikësohen njerëzit

Antony flet hapur: Liverpooli më kërkoi, por zgjodha Unitedin dhe nuk jam penduar

Antony flet hapur: Liverpooli më kërkoi, por zgjodha Unitedin dhe nuk jam penduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën