tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Pritet të hapet së shpejti qendra për personat me autizëm dhe sindromën Down në kryeqytet

Komuna e Prishtinës pritet të bëhet me një qendër të re për personat me autizëm dhe sindromën down. Nga kjo komunë thanë se janë vonuar në procesin e hapjes, por e gjitha kjo sipas tyre ka një qëllim. Derisa shoqata “Autizmi” në kryeqytet po e mirëpret një gjë të tillë tash e sa kohë.

tëvë1 nga tëvë1
03/06/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ky është objekti i ri i qendrës për personat me autizëm dhe sindromën down.

E për pak muaj pritet të bëhet edhe hapja e saj. Në kryeqytet deri më tani ka munguar një qendër e pikëtakimit për rehabilitimin dhe trajtimin e këtyre personave.

Adelinë Sahiti, drejtoreshë e mirëqenies sociale në komunën e Prishtinës thotë se një gjë e tillë është ekspertizë e aplikuar në shtetin Turk.

“Qendren për rehabilitimin e fëmijëve dhe personave me autizëm dhe sindromen Down jemi gati për ta funksionalizuar tashmë kemi marrë dhe qelsat si kryeqytet nga TIKA, organizata e cila e ka bë ndërtimin dhe inventarizimin e e kësaj qendre e cila do të jetë model jo vetëm për kryeqytetin po do të jetë model edhe për ballkanin sepse nuk ka një qendër të tillë që këta persona të marrin terapinë e nevojshme, kjo është ekspertizë e cila është e aplikueshme në shtetin Turk dhe po shpresojmë që brenda këtyre muajve të verës do të bëhet hapja e kësaj qendre”, thotë Sahiti.

Tutje, Sahiti thotë se janë në dijeni se janë vonuar në këtë proces, por e gjitha kjo sipas saj ka një qëllim.

“Jemi në diskutime edhe me dy shoqata por edhe të tjera për të pa se cilat janë mënyrat për ta menaxhu këtë qendër… Jemi pak vonë me kohën por duam që gjërat të jenë më të vërtetë mire”, shtoi ajo.

Ndërkohë, shoqata “Autizmi” në Prishtinë po e mirëpresin një gjë të tillë tash e sa kohë.

“Jemi bashkëfinancues me qendrën po presim qe 1-2 vite që qendra të hapet, janë modulet e fundit dhe marrëveshja që të nënshkruhet, të gjithë po e presin këtë”, deklaroi Hatixhe Hoxha, mbikqyrëse e Qendrës “Autizmi” në Prishtinë.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar drejtoria për mirëqenie sociale në komunën e Prishtinës ndau në 24 organizata shumën prej 400 mijë euro. E njëra prej organizatave që ka përfituar mjete ishte edhe shoqata “Autizmi”.

Kronika e realizuar nga gazetarja Lendrina Kodrolli

Veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë në pikën kufitare në Bërnjak, po kontrollohen në detaje

04/10/2023

Prokuroria ngrit aktakuzë për dhunim seksual gjatë luftës

04/10/2023

Tjetër largim nga Kosova, edhe Berisha kalon te Shqipëria

04/10/2023

Hovenier: SHBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

04/10/2023

Ndryshojnë linjat e Trafikut Urban

04/10/2023

Shefja e UNMIK-ut me konsulta të rregullta në Beograd, para seancës së Këshillit të Sigurisë për Kosovën

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.