Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, sot ka bërë testimin e Sistemit të Alarmit Publik në kryeqytet.
Sipas njoftimit të komunës, testimi nisi prej orës 12:15, ndërsa alarmi është lëshuar disa here me zë të njëtrajtshëm nga 30 sekonda.
Nga Komuna kanë theksuar se bëhet fjalë vetëm për një testim teknik, me qëllim të verifikimit të funksionalitetit dhe efektivitetit të pajisjeve që përdoren në raste emergjente.
Komuna e Prishtinës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe të mos shqëtësohen pasi bëhet fjalë vetëm për një sistem teknik të sistemit.







