Prishtina e ka nisur me fitore sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll.
Të dielën, Prishtina fitoi në udhëtim te skuadra e Dukagjinit me rezultatin e ngushtë 3:2
Ndeshja ishte e fortë dhe tejet interesante në Klinë, me Prishtinën që avancoi 2:0 në pjesën e parë, falë golave të Mario Ilievskit e Blend Baftiut.
Megjithatë, Dukagjini u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me golat e Meris Maliqit e Egzon Sinanit, duke barazuar rezultatin në 2:2 por që nuk arriti ta mbajë deri në fund.
Ishte Valmir Veliu, ai që shënoi për t’ia siguruar Prishtinës fitoren në xhiron e parë të Superligës.