TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prishtina ndalet nga Liria në Hajvali

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Prishtina ndalet nga Liria në Hajvali

photo by: @Shpend Ahmeti

17:00 – Prishtina ndalet nga Liria në Hajvali

Prishtina nuk arriti të poentojë me shumë se një pikë ndaj Lirisë. Prishtina e Liria u takuan të dielën në Hajvali, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll, ndeshje që përfundoi 1:1.

Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 34-t, kur Leotrim Kryeziu shënoi me goditje të fuqishme. Më herët, në minutën e 11-të, Hasan Hyseni i Prishtinës goditi traversën.

Prishtina dominoi në pjesën e parë dhe kishte epërsi të merituar.

Situata në fushë ndryshoi në pjesën e dytë. Liria e Prizrenit nisi më furishëm. Andri Stafa fillimisht goditi traversën e në minutën e 54-t dërgoi topin në rrjetë me goditje mjeshtërore. Por arbitri, pas rishikimit të situatës në VAR, anuloi golin për ndërhyrje të palejuar të Stafës, në një vendim të dyshimtë.

Prizrenasit nuk u ndalën dhe megjithatë barazuan rezultatin. Pas një mbrojtje jo të duhur të Prishtinës, Prince Tjiueza shënoi nga afërsia për 1:1 në minutën e 75-të.

Më pas Hasan Hyseni fitoi penallti, por goditjen e Kryeziut nga pika e bardhë e ndali portieri i Lirisë, Arlis Shala. Kjo ndodhi në minutën e 79-të.

Në minutat shtesë, Albion Kurtaj i Prishtinës goditi shtyllën dhe ndeshja përfundoi 1:1. Prishtina i ka nëntë pikë nga pesë ndeshje. Liria i ka gjashtë pikë dhe renditet në mesin e tabelës.

15:52 – Prishtina dominuese ndaj Lirisë, bardhekaltërit në pushim me epërsi

Prishtina ka dominuar ndaj Lirisë në pjesën e parë të ndeshjes në “Kampin Nacional” në Hajvali.

Skuadra prishtinase po udhëheq 1:0 falë golit të Kryeziut në minutën e 34 të ndeshjes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Shiroka-Pula: Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, garanci për demokracinë

Shiroka-Pula: Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, garanci për demokracinë

​Marta Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian

​Marta Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian

Nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në rend dite pesë pika

Nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në rend dite pesë pika

Kosovarët i reagojnë Daçiqit, ia dërgojnë flamurin kuqezi në Beograd

Kosovarët i reagojnë Daçiqit, ia dërgojnë flamurin kuqezi në Beograd

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Të shtëna me armë në Deçan, arrestohen tre persona të dyshuar

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Shtirej si zyrtar i AKI-së dhe i kërkonte para një personi me premtimin për punësim, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Qeveria dërgon një kontingjent të FSK-së në një operacion humanitar në Shqipëri

Nesër betohen rekrutët e rinj të FSK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën