TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prishtina angazhon trajner nga Franca

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Prishtina angazhon trajner nga Franca

Jean-Michel Cavalli do ta drejtojë skuadrën e futbollit Prishtina në edicionin 2024/2025. Cavalli 66-vjeçar të dielën është zyrtarizuar si trajner i klubit prishtinas të futbollit, që nuk siguroi daljen në Evropë.

Pra i gjithë fokusi i Cavallit dhe shtabit të tij do të jetë te suksesi në garat vendore, kampionat e kupë.

Së fundi Prishtinën e drejtoi nigeriani Emmanuel Egbo. Prishtina u mposht në finale të kupës dhe përfundoi e pesta në kampionat.

Për kampionatin e ri, Prishtina ka vendosur t’i besojë trajnerit nga Franca që  ka theksuar se ka informata për futbollin kosovar.

“E njoh futbollin e Kosovës sepse i kam parë ndeshjes e Kombëtares nga koha kur ekipin e udhëhiqte shoku im i ngushtë, Alain Giresse. Puna e trajnerit e ka këtë, lëvizjte e shumta. Dje isha në Francë, sot në Kosovë, nesër diku tjetër. Futbolli në Kosovë është në ngjitje dhe tani jam tek emri më i madh i futbollit kosovar, FC Prishtina, që ka stadium të bukur, tifozë të zëshëm dhe emri i saj ka jehuar larg nëpër ndeshje të shumta të garave ndërkombëtare”, ka thënë Cavalli për sajtin zyrtar të Prishtinës.

Cavalli sjell te Prishtina përvojën e gjatë të fituar gjatë karrierës prej tri dekada e gjysmë. Së fundi ishte te Club African në Tunizi. Më herët e drejtoi përfaqësuesen e Nigerit për tre vjet. Drejtoi Oranin në Algjeri, Al Ittihad Alexandrian në Egjipt, Al Hilalin në Sudan. Në Francë ka drejtuar klube të njohura si Lille, RC Paris, Creteil, Ajaccio. Ka punuar edhe në Greqi, Arabi Saudite, Marok, Itali.
Sa u takon përfaqësueseve, pos Nigerit ka drejtuar edhe Alergjinë.

Cavalli ka lavdëruar presidentin e Prishtinës. Ka thënë se oferta e tij e bindi të kthehet në Evropë dhe tani synon me Prishtinën kreun e tabelës dhe daljen në Evropë.

Rrethanat do të jenë dukshëm më të favorshme për Cavallin se që ishin për Egbon. Prishtina më së largu në vjeshtë pritet të kthehet në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjet si vendase. Edicionin e kaluar si nikoqire luajti në vende të tjera, kryesisht në Lipjan.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dukagjini eliminohet nga garat evropiane

Dukagjini eliminohet nga garat evropiane

Mitaj në formacionin e Kupës në Arabinë Saudite

Al-Ittihad largon Mario Mitajn

Llapi transferon një mesfushor kroat

Llapi transferon një mesfushor kroat

Juventus siguron francezin Kolo Muani

Juventus siguron francezin Kolo Muani

Spahiu: Në LDK po zhvillohet një betejë mes atyre që anojnë kah PDK-ja dhe atyre që anojnë kah VV-ja

Spahiu: Në LDK po zhvillohet një betejë mes atyre që anojnë kah PDK-ja dhe atyre që anojnë kah VV-ja

“Info Nata”- 29.07.2026

“Info Nata”- 29.07.2026

Haradinaj: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet detyrë kombëtare

Haradinaj: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet detyrë kombëtare

Cila është zgjidhja e vetme që i ka mbetur LVV-së sipas Kim Mehmetit?

Cila është zgjidhja e vetme që i ka mbetur LVV-së sipas Kim Mehmetit?

​Zjarri u merr jetën tre zjarrfikësve në Greqi

​Zjarri u merr jetën tre zjarrfikësve në Greqi

Avokati kërkon shqyrtim të punës së Prokurorisë në Serbi për rastin “Panda”

Avokati kërkon shqyrtim të punës së Prokurorisë në Serbi për rastin “Panda”

Mehmeti: Kosova është peng i grindjeve partiake, partitë po e vendosin interesin e tyre mbi shtetin

Mehmeti: Kosova është peng i grindjeve partiake, partitë po e vendosin interesin e tyre mbi shtetin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën