TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Presidenti polak kërkon anëtarësimin e Ukrainës në NATO

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Presidenti polak kërkon anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Presidenti polak Andrzej Duda u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që t’i japin Kievit një udhërrëfyes të qartë për t’u bashkuar me Aleancën.

“Ukraina është duke pritur për një sinjal të qartë në lidhje me një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO”, tha Duda më 12 qershor pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Paris.

Takimet trepalëshe që përfshijnë Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, të njohura si Trekëndëshi i Vajmarit, filluan në vitin 1991 në Vajmar të Gjermanisë.

Fillimisht, bisedimet synuan të sillnin Poloninë dhe shtetet e tjera të Evropës Lindore më afër Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Gjermania, nw muajin prill e ka miratuar kërkesën e Polonisë për t’i eksportuar pesë avionë të vjetër luftarakë të llojit MiG-29, për ta forcuar fuqinë ajrore të Ukrainës kundër pushtimit rus.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se kërkesa kishte mbërritur të enjten dhe se miratimi i kërkesës në po të njëjtën ditë nga Berlini tregon se të tjerët mund të mbështeten në Gjermaninë.

Gjermania i trashëgoi 24 avionë të llojit MiG-29 nga ish-Gjermania Lindore pas ribashkimit në vitin 1990. Në atë kohë, ky lloj i avionit cilësohej si njëri ndër avionët luftarakë më të avancuar në botë.Në vitin 2004, Berlini ia dërgoi 22 avionë të tillë Polonisë. Nga dy avionët e mbetur në ushtrinë gjermane, një u shkatërrua gjatë një përplasjeje dhe një është në një ekspozitë në një muze.

Polonisë i nevojitet paraprakisht miratimi nga Berlini zyrtar për t’i dërguar këta avionë në një vend tjetër.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha gjatë një vizite në Varshavë se Polonia do të ndihmojë në formimin e një koalicioni të fuqive perëndimore për ta furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Të dënuar për vrasje në Lushnje, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në Lushnje, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Shënohet Dita e Kushtetutës, sa u respektua ajo këtë vit?

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën