TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidenti i FFF-së me shpatulla pas muri, i kërkon falje legjendës Zidane

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Presidenti i FFF-së me shpatulla pas muri, i kërkon falje legjendës Zidane

 

Një ditë pas deklaratave të tij të diskutueshme në RMC Sport, Noël Le Graët, president i Federatës Franceze të Futbollit, i kërkoi falje Zinedine Zidane, i vetëdijshëm për gabimin që ka bërë këtë të diel duke mos e respektuar legjendën e Francës.

Le Graët mori një valë kritikash për fjalët e tij, përfshirë edhe nga Mbappé, i cili shpërtheu në Twitter, duke siguruar se “një legjendë e Francës nuk mund të mos respektohet kështu”. Një ditë pasi njoftoi rinovimin e Deschamps deri në vitin 2026, presidenti i organit më të lartë të futbollit francez u shpreh se “nuk i intereson” nëse Zidane stërvit skuadrën braziliane. Ai tha gjithashtu se “nuk do ta kishte hapur telefonin” nëse Zizou do ta kishte telefonuar për ta pyetur për postin e trajnerit të Francës.

“Këto komente të sikletshme kanë krijuar një keqkuptim. Do të doja të kërkoja falje personalisht për këto komente që nuk pasqyrojnë aspak mendimet e mia, as konsideratën time për lojtarin që ishte dhe trajnerin që është bërë”, tha presidenti i federatës në një shënim dërguar AFP-së.

Media të ndryshme franceze, përfshirë “L’Equipe”, i cilësuan “Të papranueshme” këto deklarata, duke e e kritikuar ashpër presidentin e Federatës. Edhe Oudéa-Castéra, ministre e Sporteve, reagoi ashpër ndaj Noël Le Graët, vetëm një ditë para auditimit që do të kryejë Ekzekutivi për të përcaktuar nëse ka pasur abuzime seksuale gjatë mandatit të tij. Le Graet i kërkoi falje Zidanit në një nga momentet më kritike të mandatit të tij, i cili mbyllet në vitin 2024.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dënohet rëndë nga UEFA

Kosova dënohet rëndë nga UEFA

Liga e Parë me risi, Liria – Rilindja 1974 luhet nën reflektorët e dritave

Liga e Parë me risi, Liria – Rilindja 1974 luhet nën reflektorët e dritave

Kurti: Ka mungesë uniteti, por jam optimist i përmbajtur për Lojërat Mesdhetare

Kurti: Ka mungesë uniteti, por jam optimist i përmbajtur për Lojërat Mesdhetare

Muçi gati për duelin e Trabzonsporit në vikend

Muçi gati për duelin e Trabzonsporit në vikend

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Nis rigjykimi ndaj Endrit Nikës, pritet të dëshmojë Arsim Gërxhaliu

Nis rigjykimi ndaj Endrit Nikës, pritet të dëshmojë Arsim Gërxhaliu

Gjashtë nënoficerë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimet profesionale në Shqipëri

Gjashtë nënoficerë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimet profesionale në Shqipëri

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Graçanicë

Pas Bayraktarëve që bleu Kosova, Erdogan prezanton fuqinë e re ajrore të Turqisë

Pas Bayraktarëve që bleu Kosova, Erdogan prezanton fuqinë e re ajrore të Turqisë

Një person raportohet i zhdukur në Fushë Kosovë – Policia në kërkim

Prizren: Raportohet e zhdukur një grua së bashku me fëmijën e saj

Dita e tretë e vizitës në Kosovë, Jakup Krasniqi pritet nga mbesa e tij

Dita e tretë e vizitës në Kosovë, Jakup Krasniqi pritet nga mbesa e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën