TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prenkaj: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen pas formimit të qeverisë së re

by teve1
9 muaj ago
4
A A
Prenkaj: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen pas formimit të qeverisë së re

Ish-ambasadori i Kosovës në Romë, Albert Prenkaj ka deklaruar se heqja e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të mund të ndodhë menjëherë pasi të konstituohet ekzekutivi i ri i dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ai ka theksuar se masat janë rezultat i, siç u shpreh, “kokfortësisë dhe moskoordinimit” të Qeverisë Kurti 2 me aleatët ndërkombëtarë.

“Kosova ka marrë këto sanksione nga BE-ja, por edhe nga SHBA-të, e cila siç dihet ka ndërprerë dialogun strategjik dhe ka vendosur vija të kuqe për Albin Kurtin. Sanksionet janë të padrejta, por shkaku është i njohur: kokfortësia dhe moskoordinimi i Qeverisë Kurti 2 me miqtë ndërkombëtarë, pra me BE-në dhe SHBA-të, ka bërë që këto masa t’i vendosen Kosovës. Unë besoj se sanksionet do të hiqen, ashtu siç paralajmërojnë dhe kërkojnë miqtë tanë, sapo të formohet qeveria e re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit”, ka thënë ai.

Prenkaj është shprehur se qeveria e ardhshme duhet të veprojë shpejt me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që dokumenti të pastrohet nga pikat jokushtetuese dhe të përgatitet për miratim.

“Qeveria e re duhet të ndërmarrë sa më shpejt hapat e nevojshëm për të dërguar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të mundësojë që Kushtetuesja ta pastrojë nga pikat jokushtetuese dhe ta përgatisë verdiktin. Pas miratimit, qeveria duhet ta dërgojë dokumentin me legjislaturën e ardhshme për ratifikim dhe shndërrim në ligj. Ky është hapi i parë që i mundëson Kosovës të aplikojë menjëherë në Këshillin e Evropës dhe në institucione të tjera ndërkombëtare dhe rajonale”, ka theksuar ai, duke shtuar se përmes këtij procesi vendi do të rikthehej fuqishëm në arenën ndërkombëtare.

Ndryshe, masat ndaj Kosovës ishin vendosur në qershor të vitit 2023 si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur Kryetarët e rinj nisën punën e tyre në Komunat në veri, pas Zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët lokalë.

Ndër masat e BE-së është edhe suspendimi i përkohshëm i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Famir Sheholli

AKI dhe Prokuroria parandaluan spiunazhin ekonomik në Kosovë-përgjimi i ri zbulon komunikimin mes Bojan Dimiqit dhe Fatmir Shehollit

Nis takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Nis takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren holandeze në Kosovë

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren holandeze në Kosovë

Lansohet “Udhërrëfyesi për Reformën e Arsimit Digjital”, studim i UNICEF-it dhe MASH

Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Karoglan

Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Karoglan

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren holandeze në Kosovë

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren holandeze në Kosovë

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës

Lansohet “Udhërrëfyesi për Reformën e Arsimit Digjital”, studim i UNICEF-it dhe MASH

Lansohet “Udhërrëfyesi për Reformën e Arsimit Digjital”, studim i UNICEF-it dhe MASH

Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit

Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën