TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

by Tëvë1
1 muaj ago
2
A A
Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

Ish-ambasadori i Kosovës, Albert Prenkaj, ka komentuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës.

Prenkaj ka thënë se tërheqja e Sejdiut është rezultat i, siç e ka cilësuar ai, politikës së partive politike, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, të cilat nuk kanë qenë të gatshme të bëjnë zgjedhjen përfundimtare të Presidentit.

“Mendoj se tërheqja është rezultat i një politike të partive politike, si pozitë ashtu edhe opozitë, të cilat nuk kanë qenë të gatshme që të bëjnë zgjedhjen përfundimtare të Presidentit. Ai iu ofrua si profesionist i mirë, si një njeri me integritet, si një njeri i cili ka një përvojë të shkëlqyeshme profesionale në periudhën e shtetndërtimit”, ka thënë Prenkaj.

Ai ka vlerësuar përvojën e Sejdiut në institucionet e Kosovës, duke përmendur angazhimin e tij që nga shpallja e pavarësisë, shërbimin në Presidencë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe detyrën e ambasadorit të parë të Kosovës në Turqi dhe shërbimin diplomatik në Shtetet e Bashkuara.

“Pra, një përvojë e shkëlqyeshme e dikujt që ka dhënë më të mirën e tij për institucionet dhe ishte një person i duhur që të bëhej Presidenti, Bekim Sejdiu”, është shprehur ai.

Prenkaj ka kritikuar klasën politike, duke thënë se partitë mund të jenë duke luajtur me emra të ndryshëm dhe se kjo situatë mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja.

“Siç duket, partitë politike janë duke luajtur me emra të ndryshëm për ta dërguar Kosovën prapë në zgjedhje të reja. Duhet të theksoj këtu se i gjithë spektri politik i Kosovës, përfshirë edhe ata të cilët e quajnë veten qeveri, ku Gjykata Kushtetuese do të shikojë se a është qeveri legjitime dhe a ka Kuvend të konstituar, nuk e kanë qëllimin që të zgjidhet Presidenti”, ka deklaruar Prenkaj.

Sipas tij, Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale, në mënyrë që të mund të bashkëpunojë dhe komunikojë me komunitetin ndërkombëtar.

“Me të vërtetë është më se e nevojshme që Kosova të ketë institucione funksionale, me të cilat komuniteti ndërkombëtar, shtetet veç e veç, por edhe organizatat ndërkombëtare, kanë nevojë të kenë një qeveri funksionale me të cilën mund të komunikojnë. Sepse, në të kundërtën, është shumë vështirë të komunikohet me Kosovën, sepse mbetet në njëfarë limboje institucionale, e cila i bën lajka përgjegjësive ndërkombëtare që i ka marrë Kosova, duke bërë shtyrje që të mos implementohen marrëveshjet”, ka thënë ai.

Në fund, Prenkaj ka thënë se emri i Bekim Sejdiut, sipas tij, është keqpërdorur nga disa parti politike gjatë këtij procesi.

“Unë mendoj që emri i Bekim Sejdiut është keqpërdorur si nga VV-ja, ashtu edhe nga një pjesë e LDK-së. Pra, është futur në front që të përpiqen ta nxjerrin një emër”, ka përfunduar Prenkaj.

Tags: Albert Prenkajinfo nata aTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Çfarë mund të mësojë Kosova nga protestat në Shqipëri? Flet Ilir Kulla

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën