Kombëtarja polake do të garojë për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 në mars. Polonia e mirëpret Shqipërinë me 26 mars nga ora 20:45.
Tashmë, ekipi polak është nxitur me premi të mëdha para duelit me Shqipërinë në “Play Off” të Botërorit. Nëse Polonia avancon në Kupën e Botës, lojtarët e ekipit kombëtar do të marrin një bonus shumë të madh nga Shoqata Polake e Futbollit (PZPN) – afërsisht 40% të 10.5 milionë dollarëve (rreth 4 milionë euro) të garantuar që FIFA do t’u paguajë pjesëmarrësve në fazën e grupeve të Kupës së Botës, tha Mateusz Ligeza, një gazetar nga Radio Zet. Fituesi i duelit Poloni-Shqipëri do të luajë në finalen jashtë fushe kundër Suedisë ose Ukrainës.







