TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pozitë dhe opozitë nuk presin shtrenjtim të tarifave të energjisë

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale

Pozita dhe opozita nuk presin rritjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike. Madje sipas tyre, Zyra e Rregullatorit të Energjisë duhet të rishikojë për uljen e çmimit të rrymës. Në anën tjetër, në ZRrE nuk mohojnë mundësinë e shtrenjtimit të tarifave.

Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), thonë se janë në fazën fillestare të shqyrtimit të komenteve dhe raportit konsultativ, dhe se nuk i kanë ende informatat rreth çmimeve të tarifave.

Reklamë

Kryetari i bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu thotë se procesi do të përfundojë më 31 mars, dhe pas kësaj do të dalin me njoftim.

“Meqenëse ende jemi në fazën fillestare, pas pranimit të komenteve, ne do e kemi një pasqyrë sa më të saktë, për momentin nuk i kemi informatat e kompletuara rreth çmimeve të vitit ardhshëm…Brenda dy jave janë konsultimi publik, pastaj dhjetë ditë kemi kohë stafi i ZRrE-së, të përgatisim përgjigje ndaj komenteve dhe raportin konsultativ, që d.m.th procesi përfundon më 31 mars. Ne jemi në fazën fillestare të këtij procesi”,thotë Fejzullahu.

Deputeti nga partia në pushtet, Driton Hyseni konsideron se ZRrE-ja, duhet të rishikojë për ulje të tarifave të energjisë, dhe assesi të ketë rritje të tyre.

Sipas tij, me tarifat që janë aktuale, është arrit të përmbushet hendeku i madh financiar që ishte në sektor si pasojë e krizës energjetike.

“Konsideroj që plani i rregullt i rishikimit të tarifave të energjisë elektrike nga ana e Zyrës së Rregullatorit për Energji, i cili është në kalendarin e zyrës së rregullatorit. Pra në prill do të na sjellë një situatë kur do të kemi një vlerësim të qartë lidhje me atë se sa është përmbushur me tarifat aktuale që aplikohen në vendin tonë, ai hendeku i madh i cili ishte krijuar nga kriza e madhe energjetike, e cila kishte kapluar jo vetëm Kosovën, në fund të vitit 2021, por përfshiu komplet edhe Evropën në vitin 2022, e sigurisht neve na ndikoi shumë… duke marrë për bazë një ulje të mirë të çmimit të energjisë elektrike nëpër bursat ndërkombëtare, duke marrë për bazë përformancen e mirë të KEK-ut, sa i takon gjenerimit të energjisë elektrike në vend, konsideroj se në asnjë rast, skenar nuk do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike në prill, mirëpo ZRrE-ja, konsideroj që është e nevojshme ta rishikoj edhe uljen për shkak se mendoj që me tarifat që janë aktuale, është arrit të përmbushet ai hendeku i madh financiar që ishte në sektor si pasojë e krizës energjetike”,thotë Hyseni.

Në anën tjetër, edhe partitë opozitare thonë se nuk është e drejtë që të ketë rritje të çmimit të rrymës, pasi sipas tyre, do të rëndohet më shumë gjepi i qytetarëve.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala thotë se çdo orvatje tjetër në çfarëdo forme ligjore apo joligjore për ngritjen e çmimit të energjisë, bie në kundërshtim me gjitha parimet e ekonomisë së tregut.

“Çdo orvatje tjetër në çfarëdo forme ligjore apo joligjore për ngritjen e çmimit të energjisë, bie në kundërshtim me gjitha parimet e ekonomisë së tregut, të gjitha parimet e gjendjes reale ekonomike të vendit tonë… Nuk do dëshiroja të mendoja që qeveria në çdo vit të ngrit çmimin e energjisë, edhe ashtu për dy vitet e fundit qeveria ka ngritur çmimin e energjisë mbi 120 për qind”,thotë Shala.

Se çmimi i rrymës nuk ka arsyeje që të rritet e thotë edhe deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Valentina Rexhepi-Bunjaku, e cila shton se nëse ndodh e kundërta, duhet të ketë rritje edhe të pagave në Kosovë.

“Realisht duhet të mendohet me kokë ftohtë edhe ZRrE, sepse qytetarëve i është bërë jeta e papërballueshme. Në qoftë se duhet patjetër të ketë ngritje të tarifave për energji elektrike duhet të ketë edhe ngritje të pagave në Kosovë, dhe thjesht të zbutet papunësia. Me këtë situatë, këtë gjendje ekonomike tani siç është Kosova, është e papërballueshme për qytetarët që të kenë rritje të energjisë elektrike, sepse koeficienti është i ultë, papunësia e lartë, dhe nuk e di si do aj dalin qytetarët tanë”,thotë Bunjaku./KP

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Arrestohet një burrë në Kamenicë për sulm ndaj gruas së tij

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Babai raporton në polici dhunimin e vajzës së tij në Drenas

Sot fillon xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës

Luhet Superliga, derbi në Prishtinë

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Arrestohet një burrë në Kamenicë për sulm ndaj gruas së tij

​Inteligjenca artificiale, ndihmë dhe kërcënim në epokën digjitale

​Inteligjenca artificiale, ndihmë dhe kërcënim në epokën digjitale

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Babai raporton në polici dhunimin e vajzës së tij në Drenas

Hajnat hyn me forcë në një shtëpi në Gjakovë, vodhën stoli ari

Grabiten me forcë në banesë dy vajza në Fushë-Kosovë, vidhen para dhe stoli ari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X