Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka vë në qarkullim pullën postare me imazhin që shënon 115- vjetorin e Kongresit të Manastirit.
Në njoftim u është bërë thirrje qytetatërve që të shërbehen me këtë pullë postare, e cila në dërgesat e tyre i bartë imazhet e Kongresit të Alfabetit Shqip.
“Kongresi i Manastirit ishte njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, arsimore dhe kombëtare që e karakterizonte Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në fillim të shekullit XX-të, në të cilin u përpilua dhe u njësua për herë të parë alfabeti i gjuhës shqipe. Ky Kongres historik, ishte organizuar në kushte e rrethana të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare. Me prezencën e 150 delegatëve, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë etnike, me përfaqësim edhe nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, u vendos që alfabeti i gjuhës shqipe të ketë bazë shkronjat e alfabetit latin. Rilindësit mendjendritur, me vendimet e Kongresit të Manastirit jetësuan punën e palodhshme dhe shumëvjeçare të atdhedashësve shqiptarë, si dhe avancuan zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejmë të çështjes arsimore, kulturore, publicistike, të lëvizjes shqiptare për të drejtat kombëtare, të cilat përbënin bazamentin e formimit të shtetit të ardhshëm Shqiptar”, thuhet në njoftim./teve1.info./