Është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Pejë.
Të dyshuarit i janë sekuestruar arma me gas dhe shtatë fishekë.
Pas arrestimin dhe intervistimi të tij, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE Pejë 10.03.2024-13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë me gas me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. /teve1.info/