Basketbollistët e Portugalisë, kanë startuar me fitore në “Eurobasket”, ngjarje kjo që nisi sot.
Në ndeshjen e parë të Grupit A, Portugalia triumfoi ndaj Çekisë me shifrat 60:52, në ndeshjen e luajtur në Riga të Letonisë.
Portugalia ishte më e mirë se Çekia, e cila vetëm në çerekun e dytë barazoi (19:19), pasi tri periudhat tjera i humbi (13:10, 13:11, 17:10).
Më i dalluari te Potugalia ishte Neemias Queta me 23 pikë të shënuara e 18 kërcime, ndërsa te Çekia u dallua Vit Krejci me 10 pikë, 4 kërcime e 3 asistime.
Ndeshjen e radhës, Çekia e luan kundër Turqisë derisa Portugalia përballet me Serbinë, të premten.