Portieri Stivi Frashëri është rikthyer në Superligën e Kosovës.
Frashëri, të premten është prezantuar te Liria e Prizrenit, ekip me të cilin ka firmosur për pjesën e mbetur të edicionit.
Frashëri verën e shkuar u largua nga Ballkani për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, por u largua pas gjashtë muajve nga Lindja e Mesme.
Ai ishte pjesë e Ballkanit për dy edicione dhe me ekipin nga Suhareka, ka fituar dy tituj kampioni dhe një Superkupë të Kosovës.
Liria, aktualisht zë vendin e fundit në tabelë.