Napoli ka njoftuar të mërkurën se Matteo Politano ka vazhduar kontratën me klubin deri në vitin 2027.
Politano iu bashkua Napolit nga Interi në janar të vitit 2020, fillimisht si i huazuar për dy vjet, ndërsa lëvizja e plotë u bë në vitin 2021.
Kontrata e mëparshme e Politanos skadonte në vitin 2025.
Në 20 paraqitje të edicionit aktual, Politano ka shënuar gjashtë gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me katër asistime.
Një gol tjetër e ka shënuar në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Ai është golashënuesi i dytë më i mirë i Napolit, pas Victor Osimhenit.