Policia e Kosovës ka thënë se nuk është gjetur ndonjë mjet shpërthyes në rrugën “Ahmet Krasniqi” pas informacioneve për një gjë të tillë.
Policia ka bërë të ditur se pas marrjes së informacioneve njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes”, ka thënë Enis Pllana nga Policia e Kosovës.