TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Policia Rajonale e Ferizajt publikon raportin vjetor, ndan mirënjohje për Tëvë1

Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt ka publikuar raportin vjetor të punës për vitin 2024, ku është cilësuar si sukses ulja e veprave penale e rritja e zbulueshmërisë. Menaxhmenti i kësaj Drejtorie ndau mirënjohje edhe për gazetarin e tëvë1, Lindrit Zejnullahu për bashkëpunimin e treguar ndër vite.

nga TËVË 1
4 muaj më parë
3 1
A A

Prezantimi i raportit vjetor të punës i bëri bashkë në stacionin policor te Ferizajt.

Në këtë prezantim morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme ku u informuan për sukseset e arritura nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt.

Në statistikat e prezantuara u bë e ditur se ka pasur ngritje në zbulueshmërinë e rasteve dhe është arritur ulja e numrit të veprave penale si grabitje dhe dhunë në familje.

“Domethënë vrasje në vitin 2023 i kemi pasur një, ndërsa në vitin 2024 i kemi dy. Lëndimet e rënda kanë shënuar një ngritje, po ashtu edhe lëndimet e lehta diku 5.0 përqind, përderisa rastet që kanë të bëjnë me pasurinë e qytetarëve kanë shënuar rënie”, tha shefi i operativës rajonale, Major Avni Uruqi.

Si sukses u përmend edhe parandalimi i aksidenteve me fatalitet, ku në vitin 2023 ishin tetë apo 13 persona të vdekur, e në vitin që lamë pas 5 aksidente me 5 të vdekur.

E drejtori Rajonal, Faton Pllana tha se përkundër sfidave, kanë arritur që të menaxhojnë me sukses situatën e sigurisë në këto komuna.

“Falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve lokale, qendrore dhe ndërkombëtare kemi bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës policore, forcimin e sigurisë dhe besimit të qytetarëve në institucionet e rendit”, tha Pllana.

Për të arriturat e Policisë në nivel vendi, foli edhe drejtori i Departamentit të Rendit Publik në këtë institucion, Arbnesh Ajvazi.

“Rritja e numrit të rasteve, në disa vepra të caktuara penale është punë policore. P.sh armëmbajtje pa leje, posedimi i substancave narkotike është punë preventive që e bën Policia dhe kjo e rritë numrin e rasteve por ritja e nr të rasteve është në propoporcion të drejtë me punënë që ëbëhet në terren”, tha Ajazi.

Punën e zyrtarëve e lëvduan edhe përfaqësues nga institucionet e drejtësisë.

“Dëshiroj t’iu falënderoj për bashkëpunimin dhe përkrahjen që na i keni dhënë gjatë vitit 2024 sepse një pjesë e punës së Gjykatës varet edhe nga puna dhe asistenca juaj”, tha kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustafë Tahiri.

“A do të jemi të kënaqur me këtë punë, a do të tentojmë që këtë punë apo angazhim ta forcojmë dhe shtojmë më shumë në zbulimin dhe zvogëlimin e veprave penale, gjithsesi se po”, tha kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Qerkini.

Nga kjo Drejtori u nda mirënjohje edhe për televizionin tëvë1, për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X