Policia e Kosovës në një aksion ka gjetur sasi armatimi ne Junake te Zveçanit, ka mësuar Tëvë1
Sipas informacioneve aksioni është duke vazhduar.
Konfiskimin e armëve e ka konfrimaur edhe Policia e Kosovës.
“Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare ka gjetur në një gyp të fshehura në pyll tri armë, një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat. Njësiti i Hetimeve Rajonale, njësiti për trajtimin e mjeteve eksploduese kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat”, ka thënë Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Ai ka thënë se për këtë rast nuk ka të arrestuar.
Gjatë ditës Policia e Kosovës ka gjetur armë, bluza dhe mica të mbushura me simbole nacionaliste serbe në veri.
Ekipi i Tëvë1 nga atje ka bërë të ditur se operacioni është realizuar afër kampit “Nothing Hill” te baza e KFOR-it.