TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia ndërmerr masa në aspektin e sigurisë, për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Policia ndërmerr masa në aspektin e sigurisë, për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur të sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet nga data 1 gusht deri më 3 gusht 2025, në fshatin Bërnicë të komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit, marrë parasysh rrethanat që karakterizojnë festivalin, Policia ka angazhuar një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë me detyra specifike në zonën ku do të mbahet festivali, shtuar këtu edhe zyrtarët e tjerë të angazhuar me detyra të përgjithshme në gjithë rajonin e përgjegjësisë.

“E gjithë infrastruktura policore e angazhuar në këtë drejtim me vëmendje të shtuar do të monitoron rrjedhën e kësaj ngjarjeje duke qenë e gatshme për të trajtuar gjithçka që kërkohet brenda autorizimeve dhe kompetencës policore”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se angazhimet policore do të shtrihen në disa nivele.

“Përfshirë: Parapërgatitjen dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative policore në terren, në mënyrë që festivali të zhvillohet në suaza normale të rendit dhe qetësisë publike; Shtimin e masave preventive dhe operative-policore për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas festivalit; Sigurimin dhe menaxhimin e hapësirës ku do të zhvillohet festivali; Rregullimin dhe kontrollin e trafikut rrugor përreth zonës së festivalit, përfshirë ndalesa të përkohshme, bllokime ose riorientime të rrugëve, varësisht nga nevoja; Monitorimin e rendit publik për të parandaluar çdo sjellje asociale, të paligjshme apo të dëmshme për sigurinë kolektive; Identifikimin dhe ndërmarrjen e masave adekuate ligjore me Prokurorinë e Shtetit ndaj të gjithë personave të cilët bien ndesh me ligjin; Praninë e shtuar të patrullave në zonat përreth, për të rritur ndjesinë e sigurisë për qytetarët dhe vizitorët; Ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore operative dhe hetimore, sipas ligjit dhe në varësi të situatës apo kërkesave që mund të paraqiten gjatë operacionit; Koordinimin me organizatorët dhe institucionet e tjera për të siguruar reagim të shpejtë dhe efektiv ndaj çdo situate të papritur”, theksohet në njoftim.

Po ashtu, përmes njoftimit është bërë e ditur se për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë për në zonën ku mbahet festivali si dhe ri-drejtim të trafikut rrugor, andaj Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik.

“Për shkak të kufizimeve hapësinore të ndërlidhura edhe me faktorë të sigurisë dhe cilësisë së qarkullimit rrugor, do të ketë ndalimqarkullimi për të gjitha mjetet motorike në perimetrin e afërt ku do të zhvillohet festivali. Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e autorizuara/akredituara në shërbim të festivalit”, thuhet në njoftim.

Varësisht nga rrjedha e situatës në terren mund të paraqiten rrethana që kërkojnë veprime të tjera policore në funksion të ri drejtimit të trafikut apo orientimit të pjesëmarrësve, porse në të gjitha rastet qytetarët do të instruktohen nga policët në pikat e caktuara.

“Masat e marra janë në funksion të sigurisë publike dhe mirëqenies së qytetarëve. Ftojmë të gjithë që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të respektojnë udhëzimet, në mënyrë që festivali të zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe të sigurt”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Albulena Haxhiu komandante supreme e FSK-së – Vjosa Osmanit nga 4 prilli i skadon mandati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën